Portali i dyshimtë “GazetaProgresi.com”, ka publikuar një lajm me titull “LAJMI I FUNDIT – Qeveria merr vendim ta ndihmojë çdo qytetarë me këtë shumë?”.
Për dallim me titullin, në tekstin e këtij artikulli gjendet vetëm propozimi i AAK-së, i bërë gjatë kohës sa ishte në opozitë, përkatësisht në muajin prill të këtij viti, për kompensimin e secilit qytetar me 100 euro, në kuadër të pakos emergjente për t’u ballafaquar me krizën e shkaktuar nga pandemia COVID-19.
Teksti origjinal i publikuar në GazetaProgresi.com:
LAJMI I FUNDIT – Qeveria merr vendim ta ndihmoj qdo qytetar me kete shume?
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në kohën kur ishte opozitë gjatë Qeverisë Kurti, përkatësisht në muajin prill, kishte propozuar që secili qytetar i vendit të kompensohet me 100 euro në kuadër të pakos emergjente për t’u ballafaquar me pandeminë COVID-19.
Por me formimin e Qeverisë së re të përbërë nga LDK-AAK-Nisma dhe Lista Serbe, partia e udhëhequr nga Ramush Haradinaj nuk është zmbrasur nga ky propozim Eksluzive VIDEO:
A është ‘gjallë’ propozimi i AAK-së që secilit qytetar t’i jepen 100 euro?
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në kohën kur ishte opozitë gjatë Qeverisë Kurti, përkatësisht në muajin prill, kishte propozuar që secili qytetar i vendit të kompensohet me 100 euro në kuadër të pakos emergjente për t’u ballafaquar me pandeminë COVID-19.Por me formimin e Qeverisë së re të përbërë nga LDK-AAK-Nisma dhe Lista Serbe, partia e udhëhequr nga Ramush Haradinaj nuk është zmbrasur nga ky propozim Eksluzive VIDEO:A është ‘gjallë’ propozimi i AAK-së që secilit qytetar t’i jepen 100 euro?
Vegëza e artikullit të publikuar në GazetaProgresi.com:
Analiza:
Hibrid.info e ka kategorizon këtë artikull si “Clickbait”, “Lajm i rremë” dhe “Dezinformatë”, duke qenë se titulli i tij nuk ka ngjashmëri me përmbajtjen e cila paraqet një ngjarje të vjetër, muajit prill.
Arsyetimi:
Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.
Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.
Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.
Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.