info@hibrid.info
Lajm i vjetër dhe i pa verifikuar për ndikimin e Vitaminës C në shërimin e gripit
shape
shape
shape

Mediat kanë publikuar një artikull përmes së cilit pretendohet të tregohet për të mirat që i sjell Vitamina C në trajtimin e gripit sezonal.

Ky artikull me titull “A e parandalon gripin Vitamina C?”,  i shpërndarë së fundmi nga mediat online, pas hulumtimit nga hibrid.info shihet së është publikuar fillimisht nga portali “Telegrafi.com” në vitin 2019. Ndërsa këshillat mjekësore të paraqitura në këtë tekst shihet se nuk kanë referenca shkencore apo burim të informacionit.

Megjithatë, ky artikull është ri-publikuar të martën më 15 shtator nga portalet “IndeksOnline.net” dhe “EkonomiaOnline.com”, gjithashtu pa treguar se ku është marrë ky pretendim për Vitaminën C.

Ky ri-publikim i këtij artikulli është bërë qëllimshëm në këtë kohë pandemie, pasi vet titulli tërheqë shumë lexues.

Teksti origjinal i publikuar nga disa media:

A e parandalon gripin Vitamina C?

Një sërë studimesh kanë vërtetuar se, vitamina C lehtëson me rreth 23% intensitetin e simptomave të rrufës dhe gripit, si: dhimbjen e muskujve, hundët që rrjedhin dhe kollën.

Vitamina C ka treguar që ul kohëzgjatjen e rrufës nga disa ditë deri në një javë. Por, nëse e parandalon rrufën dhe gripin, kjo është e vështirë të përcaktohet, transmeton Telegrafi.

Efektet e dobishme të vitaminës C janë demonstruar në segmentin e shkurtimit të kohëzgjatjes së ftohjes dhe të lehtësimit të simptomave.

Megjithëse shumë kërkime tregojnë që nuk e parandalon, një studim i rastësishëm zbuloi që, atletët e garave shumë të gjata, sistemet imunitare të të cilëve kanë tendencën të jenë më të dobët pas një gare, që kanë pirë 600 miligramë vitaminë C në ditë nuk i zinte aq shpesh gripi sa ata që nuk e merrnin fare vitaminën.

Këshillë: Nuk ju dëmton marrja e një vitamine C në ditë, veçanërisht nëse ndieni se po ju zë gripi. Nëse ju zë gripi, është shumë e mundshme të shëroheni më shpejt dhe të mos bezdiseni shumë nga simptomat e tij.

Marrja e 200 miligramëve në ditë është e mjaftueshme, sepse një pjesë e saj sekretohet me urinë.

Edhe pse lëngu i portokallit është i pasur në vitaminë C, mos u varni vetëm tek ai. Përmbajtja e vitaminës C në të mund të ndryshojë në varësi të portokallieve të përdorura dhe se sa kohë lëngu ka qëndruar në karton.

Vitamina C është jostabile dhe shpejt humbet gjatë ngrirjes dhe ruajtjes së ushqimeve në frigorifer. Ajo gjithashtu zhduket nga procesimi termik dhe nga gatimi me ujë.

Vegëza e artikullit të publikuar nga Telegrafi.com në vitin 2019:

https://telegrafi.com/a-e-parandalon-gripin-vitamina-c/


Meqenëse ky artikull përmban disa këshilla të pretenduara për grip, duket se mediat tjera e kanë shpërndarë ditëve të fund atë me qëllimin që të nxisin lexueshmërinë, duke pasur parasysh interesimin e lexuesve për artikuj të tillë në kohën e pandemisë COVID-19.

Vegëzat e artikullit të publikuar në disa media:

https://ekonomiaonline.com/lifestyle/a-e-parandalon-gripin-vitamina-c/

https://indeksonline.net/a-e-parandalon-gripin-vitamina-c9/


Analiza:

Këtij artikulli i mungon burimi i informacionit, që tregon qartë se nga është marrë ky studim. Gjithashtu lajmi është i vjetër dhe tani është ri-shpërndarë me qëllim që të nxisë lexuesit, duke e ditur se lajme të tilla kanë lexueshmëri të madhe, pasi lidhen me gjendjen aktuale të COVID-19. Hibrid.info e kategorizon këtë tekst si “Lajm i rremë”, “Përmbajtje e pa verifikuar” dhe “Pseudoshkencë”.


Arsyetimi:

Lajm i rremë

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Përmbajtje e pa verifikuar

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Pseudoshkencë

Vlerësim si “Pseudoshkencë” merr ai raportim mediatik që përpiqet të paraqesë disa mendime, qëndrime, vlera ose gjetje të marra nga një metodë jo-shkencore dhe ti paraqesë ato si zbulime shkencore ose fakte. Raporte të tilla shpesh keqinterpretojnë ose manipulojnë kërkimet shkencore ekzistuese, ose i referohen hulumtimeve që janë në kundërshtim me verifikimin shkencor dhe gjetjen e fakteve.

Share With Others

Translate »