info@hibrid.info
Lajmi i vitit 2022 paraqitet rrejshëm si aktual
shape
shape
shape

Shkroi: Fatbardh Dema

Disa postime që po qarkullojnë në rrjete sociale paraqesin imazhe të artikujve me titullin: “Lista Serbe: Qëllimi ynë është ta rrëzojmë Qeverinë Kurti”, duke lënë të kuptohet se ky është një zhvillim i fundit.

Këto përmbajtje u publikuan dje dhe sot (9, 10 prill) në Facebook nga faqet “Fleta Press” dhe “STOP Online”.

Çka nuk shkon me këto përmbajtje?

Pas verifikimit të fakteve, u vërtetua se ky lajm është i vjetër.


Pas hulumtimit të kryer online, hibrid.info ka gjetur artikullin e njëjtë të publikuar në media online në gusht të vitit 2022. (shih këtu dhe këtu)


Në fakt, më 3 gusht 2022, Lista Serbe, përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, kishte deklaruar se Qeveria Kurti po vepron kundër interesave të komunitetit serb. (shih njoftimin këtu)

“Lista Serbe nuk bashkëpunon me Qeverinë e Albin Kurtit, sepse ajo punon kundër interesave të popullit serb dhe se qëllimi ynë politik është të rrëzojmë Albin Kurtin nga pushteti, që është në interes të të gjithëve që duan të jetojnë në paqe në këto zona”, kishte thënë ky subjekt politik.


Analiza:

Disa faqe në Facebook kanë shpërndarë imazhe të artikujve me titull “Lista Serbe: Qëllimi ynë është ta rrëzojmë Qeverinë Kurti”.

Pas verifikimit, u vërtetua se bëhet fjalë për lajm të vjetër (gusht 2022), i cili u paraqit rrejshëm si aktual. Pra, përmbajtja nuk ka të bëjë me zhvillime të fundit.

Bazuar në metodologjinë e fundit, hibrid.info i vlerëson këto përmbajtje si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Share With Others

Leave a Reply

Translate »