info@hibrid.info
Lajmi për punësim në Gjermani, i vjetër
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “ingazetaa.com” ka publikuar një artikull që thotë se Gjermania ka nevojë urgjente për punëtorët nga Kosova, i cili është shpërndarë në faqen “Gazeta” në Facebook.

Pas verifikimit nga hibrid.info, ky artikull rezulton të ketë titull të rremë, ndërsa përmbajtja është e përbërë nga një lajm i vjetër i cili është botuar më 18 dhjetor të vitit të kaluar.

Në artikull shkruan se nga marsi i vitit 2020 Gjermania kishte premtuar lehtësira të shumta, për ata që dëshirojnë të emigrojnë në atë shtet.

Pjesë e tekstit të publikuar në portalin e dyshimtë ingazetaa.com:

Gjermania ne krize ka nevojë urgjente për punëtorët nga Kosova, ja profesionet që kërkohen

Që nga paslufta vendi i preferuar për kosovarët për të jetuar dhe për të punuar është Gjermania, dhe deri tani kosovarët presin deri në dy vite për një vizë pune për të dalur në Gjermani, dhe për të vazhduar jetën atje, mirëpo nga nga marsi i 2020 do të ketë lehtësira të shumëta.

Qeveria Federale e Gjermanisë së bashku me komunitetin e biznesit ka nënshkruar një dokument në mënyrë që Akti i Imigracionit të mund të hynte në fuqi së shpejti, pasi që dëshiron të tërheqë specialistë nga vendet jashtë Bashkimit Evropian.

Vegëza e artikullit të publikuar në ingazetaa.com:

https://ingazetaa.com/gjermania-ne-krize-ka-nevoje-urgjente-per-punetore-nga-kosova-ja-profesionet-qe-kerkohen/?fbclid=IwAR2D6E1Buk5hE2m_-V9K8GEUI3rdXmr7A0XkUesgSVd2_U4KYRQf99H7NqY


Më poshtë mund të gjeni vegëzat e artikullit origjinal të publikuar në kohë reale nga disa media online:

https://frontonline.net/gjermania-nevoje-urgjente-per-punetore-nga-kosova/


Analiza:

Artikulli i publikuar nga “ingazetaa.com” përmban titull të rremë, ndërsa lajmi është i vjetër. Gjithashtu, në tekst nuk qartësohet se cilat janë ato profesione që kërkohen në Gjermani, ashtu siç pretendohet në titull. Pas verifikimit të bërë nga hibrid.info, ky shkrim kategorizohet si ‘dezinformatë’ dhe ‘clickbait’.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »