info@hibrid.info
Lista Serbe pretendon pa fakte se sulmi ndaj serbit në Runik kishte karakter ndëretnik
shape
shape
shape

Subjekti politik serb në Kosovë “Lista Serbe” më 16 janar përmes një deklarate kanë pretenduar se Milan Kovaçeviq u sulmua në Runik të Skenderajt si pasojë e fushatës anti-serbe nga Qeveria e Kosovës. Mirëpo pretendimi se ky sulm ka pasur karakter ndëretnik, nuk është i bazuar në asnjë fakt.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar Policia e Kosovës, e cila me anë të një komunikate për shtyp e ka quajtur si të pavërtetë pretendimin e “Listës Serbe”.

Në reagimin e Policisë thuhet se rasti në fjalë është raportuar me datë 16.01.2022 në fshatin Runik të Skenderajt dhe nuk ka fare ndërlidhje me çështje ndëretnike apo siç është pretenduar si anti-serbe, por për zënka personale.

Deklarata e “Listës Serbe” e përkthyer në gjuhën shqipe:

Lista Serbe dënon ashpër sulmin e pabazë, torturues dhe frikacak ndaj Milan Kovaçeviqit në Rudnik, pranë një serb, që është pasojë e drejtpërdrejtë e politikës antiserbe të Prishtinës.

Qindra forca speciale dërguan Prishtinën me dëshirën për të kërcënuar serbët në veri, por ajo nuk dërgoi asnjë për të mbrojtur Milanin në Rudnik, ose të paktën për të arrestuar dhe për të vënë drejtësinë përgjegjëse për këtë sulm të turpshëm.

Është absolutisht e papranueshme që bashkësia ndërkombëtare të dështon në mbrojtjen e popullit tonë në Kosovë e Metohi, as të drejtat themelore të tij njerëzore dhe qytetare.

Ky sulm i sotëm është rezultat i marrëdhënieve të Prishtinës me serbët dhe pyetja është se deri kur do të mund të tolerojmë gjithë të keqen që po na serviret nga Prishtina. Ne duam të jetojmë në paqe, të punojmë dhe të krijojmë, a është kjo kërkesë e tepërt për shtetet më të fuqishme të botës që janë prezente në Kosovë e Metohi me forcat e tyre ushtarake për 22 vjet?

Vegëza e deklaratës nga “Lista Serbe” në faqen e tyre zyrtare në Facebook:

https://www.facebook.com/srpskalista.net/posts/289541986543572


Policia e Kosovës tha se kjo është e pavërtetë, dhe sipas tyre deri te fjalosja ka ardhur pasi i njëjti (Kovaçeviq) është shprehur se mashkulli kosovar me iniciale B.S. ia kishte dëmtuar pyllin. (shih këtu)


.Ky pretendim i pabazë nga “Lista Serbe” u publikua edhe nga disa media online në Serbi si “Novosti.rs” e “Alo.rs”. (shih këtu dhe këtu).


Analiza:

Subjekti politik serb në Kosovë “Lista Serbe” ka bërë një pretendim të pabazë se qytetari serb Milan Kovaçeviq u sulmua në Runik të Skenderajt, si pasojë e fushatës antiserbe nga Qeveria e Kosovës.

Lidhur me këtë, ka reaguar Policia e Kosovës, e cila me anë të një njoftimi e quajti këtë pretendim si të pavërtetë, duke sqaruar se deri te fjalosja ka ardhur pasi i njëjti [Kovaçeviq] është shprehur se mashkulli kosovar me iniciale B.S. ia kishte dëmtuar pyllin, dhe se kjo ngjarje nuk ka fare ndërlidhje me çështje ndëretnike apo siç është pretenduar si anti-serbe, por ka të bëjë me veprën e iniciuar “Sulm”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga Hibrid.info, ky pretendim i “Listës Serbe” vlerësohet si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others

Translate »