Shkroi: Fatbardh Dema
Përmes një video-materiali po pretendohet se “helikopterët luftarak turq “T129 ATAK” këtë vit do të jenë në duart e kosovarëve”.
Në përshkrimin e këtij video-materiali të publikuar në TikTok nga llogaria “teamkosovo2” shkruan “Lajmi eshte konfirmuar nga disa media turke”.
Cila është e vërteta rreth këtij pretendimi?
Pas hulumtimit të kryer, hibrid.info ka vërtetuar se diçka e tillë nuk është publikuar në asnjë medium turk, siç pretendohet.
Vegëza e video-materialit të publikuar në TikTok nga llogaria “teamkosovo2”:

Hibrid.info përmes Google ka kërkuar në lidhje me furnizimin e Kosovës me helikopterët “T129 ATAK” nga Turqia, e që nuk është gjetur ndonjë informacion i publikuar në ndonjë medium turk lidhur me këtë pretendim. (shih këtu)
Pas hulumtimit përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka gjetur video-materialin që është përdorur nga llogaria “teamkosovo2”. Kjo video u publikua me datë 13 prill nga llogaria me emrin “Zeki Bahçe” në X (shih këtu).

Analiza:
Duke përdorur një video-material të vjetër që shfaq pamjet e helikopterit turk “T129 ATAK”, u pretendua se “këtë vit këta helikopterë do të jenë në duart e kosovarëve”.
Përveç kësaj, u pretendua se lajmi është bërë i ditur nga mediat turke.
Pas verifikimi të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se nuk ofrohet asnjë fakt për ta mbështetur këtë pretendim dhe se një informacion i tillë nuk është gjetur i publikuar në mediume turke.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.
Arsyetimi:
Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.