Mediumi online “Kosovapost.net” ka publikuar dje (13 tetor) një artikull me titull “Zvicër, 1.000 dollarë gjobë për bartje të burkes”.
Hibrid.info ka verifikuar faktet e paraqitura në këtë artikull dhe ka vërtetuar se titulli nuk përputhet me përmbajtjen.
Në përmbajtje të artikullit bëhet e ditur se Qeveria zvicerane ka dërguar një projektligj në Parlament, duke kërkuar të gjobisë deri në 1000 franga zvicerane njerëzit që shkelin një “ndalim kombëtar” që është në funksion brenda këtij shteti, e që ka të bëjë mbulimin e fytyrës në përgjithësi.
Pra, duke mos e qartësuar nëse ky vendim është tashmë fuqiplotë, lë të kuptohet se autoritetet zvicerane, tashmë e kanë futur në fuqi një akt ligjor të tillë. Ndërsa, pasqyra reale e ngjarjeve në këtë drejtim, sqarohen vetëm në përmbajtje, ku bëhet e qartë se ndalesat e tilla janë vetëm në fazë propozimi në kuadër të një projektligji, që ende pret për miratim, për të hyrë më pas në fuqi.
Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosovapost.net”:
Gjithashtu, në titullin artikullit pretendohet se ndalesa do të bëhet vetëm ndaj disa mbulesave si Burka edhe Nikab.
Ndërsa, pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur këtë artikull të publikuar nga transmetuesi ndërkombëtar radioteleviziv “AlJazeera.com”, në të cilin sqarohet se në këtë projektligj nuk specifikohet ndalimi i mbajtjes së “burkas” apo “nikabit”, por në përgjithësi mbulimi i fytyrës.
“Projektligji nuk emërton burka apo nikabe, por ndalon njerëzit që të fshehin fytyrat e tyre në hapësira publike si transporti publik, restorante apo ecja në rrugë, duke specifikuar se sytë, hunda dhe goja duhet të jenë të dukshme”, shkruan AlJazeera.com. (shih këtu)
Analiza:
“Kosovapost.net” ka publikuar një artikull lidhur me dërgimin e projektligj në parlament nga Qeveria zvicerane, me kërkesën për gjobitjen e njerëzve deri në 1000 franga të cilët e mbulojnë fytyrën.
Mirëpo, ky medium në titull ka lënë të kuptohet se ky vendim ka hyrë në fuqi dhe se i njëjti vlen për persona që mbajnë mbulesën islame “burka”.
Në artikullin e publikuar nga mediumi online “AlJazeera.com” bëhet e qartë se në këtë projektligj nuk specifikohet vetëm për personat që veshin “burka” apo “nikab”, por për të gjithë ata që mbulojnë fytyrat në përgjithësi.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.
Arsyetimi:
Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.