[email protected]
Në titull nuk qartësohet se cili shtet ka nis këtë procedurë
shape
shape
shape

Portalet e dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe “ingazetaa.com” dhe “alb.24newsalljust.com” kanë publikuar një artikull me titull “Urime kjo pritej, Sapo nis procedura e re nga 180 euro bonus për çdo fëmijë”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky artikull përmban titull përgjithësues, duke mos e sqaruar vendin (shtetin) në të cilin është marrë një vendim të tillë.

Kjo qartësohet vetëm në përmbajtje, duke bërë të ditur se ky vendim ka të bëjë me Austrinë, pasi Qeveria federale e këtij shteti të martën (2 gusht), për të zbutur efektet e rritjes së inflacionit në vend, ka vendosur të ndajë nga 180 euro për çdo fëmijë.

Duke pas parasysh që këto portale të dyshimta shumicën e audiencës e kanë shqipfolëse (bazuar nga artikujt që i publikojnë), përshirë këtu edhe faktin që titulli dhe përmbajtja e artikullit nuk e qartëson se për ku bëhet fjalë e bënë të mundur që lexuesit të dezinformohen, duke i bërë të aludojnë se bëhet fjalë për Kosovën apo Shqipërinë.


Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet e dyshimta “ingazetaa.com” dhe “alb.24newsalljust.com”:

https://ingazetaa.com/wp/2022/08/04/urime-kjo-pritej-sapo-nis-procedura-e-re-nga-180-euro-bonus-per-cdo-femije/?fbclid=IwAR0VOsXsNByCaG3VTOB7homJmKlkSBuuEMW48QTl9iZVfHMRsMMsUpwrJfQ
https://alb.24newsalljust.com/alb/2022/08/05/urime-kjo-pritej-sapo-nis-procedura-e-re-nga-180-euro-bonus-per-cdo-femije/?fbclid=IwAR3l_hxeE_36Ft8M-Ymuh2FBn6tbh9OqTU2sH0rXwECMkR0h0bIlaY6IlmY

Ky artikull është shpërndarë edhe në disa faqe në Facebook si “Gazeta”, “Gazeta Reale” dhe “Miku yt”.


Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar nga portali informativ në gjuhën shqipe që operon në Zvicër “albinfo.ch”, në të cilin tregohet qartë se ky vendim ka të bëjë me Austrinë.


Për ta qartësuar edhe me shumë faktin se ky vendim është marrë nga shteti austriak, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar nga medium online në Austri “Orf.at”.


Analiza:

Portale të dyshimta kanë publikuar një artikull që ka të bëjë me një vendim të shtetit të Austrisë, që të ndajë nga 180 euro për çdo fëmijë për të zbutur efektet e rritjes së inflacionit në vend.

Mirëpo, këtij artikulli i është vënë titull përgjithësues që nuk qartëson se cili shtet ka marrë një vendim të tillë. Ky lajm shumë lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit, duke i bërë të mendojnë se vendimi ka të bëjë me ndonjë vend shqipfolës. Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »