info@hibrid.info
Në titull nuk sqarohet se bëhet fjalë për deputeten Tinka Kurti
shape
shape
shape

Shkroi: Fatbardh Dema

“Kurti lihet jashtë listës: Kam vendosur të mos rikandidoj”, mban titullin një artikull i publikuar dje (11 dhjetor) nga portali informativ “Periskopi.com”.

Në fotografinë e këtij artikulli shfaqet logoja e Lëvizjes Vetëvendosje.

I njëjti artikull më pas u publikua edhe nga faqet në Facebook “ORAinfo” dhe “Front Online” si dhe në portalet “Orainfo.net” dhe “Frontonline.net”.

Çka nuk shkon me këtë titull?

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se titulli është çorientues që nuk e bën të qartë se për cilin person bëhet fjalë. Në përmbajtje të artikullit bëhet e ditur se lajmi ka të bëjë me deputeten e Vetëvendosjes, Tinka Kurti.


Duke u bazuar në disa nga komentet, vërehet se ky titull ka çorientuar lexuesit, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për kryeministrin Albin Kurti. (shih këtu)

Tinka Kurti përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar se nuk do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme. (shih këtu)


Kjo nuk është hera e parë që hibrid.info ka trajtuar artikuj me tituj çorientues në lidhje me emrin e Tinka Kurtit, e që përmes titujve nuk ishte bërë e ditur se për cilin person bëhet fjalë. (shih këtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

Disa media kanë publikuar artikuj në të cilat nuk specifikohet në titull se nga kush është bërë deklarata dhe nuk janë shfaqur fotografi me imazhin e personit të cituar.

Titujt e paqartë në këta artikuj, për shkak të kontekstit të ngjarjes ka bërë që disa nga lexuesit të kuptojnë që njoftimi është bërë nga Albin Kurti. Ndërsa lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet se deputetja e VV-së Tinka Kurti ka njoftuar se nuk do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë artikull e vlerëson si “clickbait”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »