[email protected]
Në titull nuk sqarohet se ngjarja ka ndodhur në Iran
shape
shape
shape

Shkroi: Fatbardh Dema

“Aksident tragjik/ Përmbyset autobusi, humbin jetën 10 persona, plagosen 36 të tjerë”, mban titullin një postim i publikuar në Facebook.

Ky postim u publikua sot (18 shtator) në Facebook nga faqja “Albeu.com”.

Çka nuk shkon me këtë titull?

Pas kontrollit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i artikullit është përgjithësues, që nuk sqaron se në cilin vend ka ndodhur ngjarja.

Vetëm pas klikimit të vegëzës që ofrohet në komentin e postimit, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në Iran.

Faqja “Albeu.com”, bazuar në të dhënat në rubrikën “About”, operon në Shqipëri (këtu). Një titull i tillë përgjithësues lë vend për keqinterpretim te lexuesit se ngjarja ka ndodhur në ndonjë vend shqipfolës.


Vegëzat e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “Albeu.com” (shih këtu) dhe portali informativ “Albeu.com” (shih këtu).


Pjesë nga përmbajtja e artikullit:

Titulli: Aksident tragjik/ Përmbyset autobusi, humbin jetën 10 persona, plagosen 36 të tjerë

Kreu i lajmit: Një aksident tragjik ka ndodhur në provincën qendrore iraniane Yazd, ku 10 persona humbën jetën dhe 36 të tjerë mbetën të plagosur, pasi një autobus u përmbys në provincën qendrore iraniane Yazd, ka njoftuar agjencia zyrtare e lajmeve IRNA.


Për ta vërtetuar edhe më shumë se ngjarja ka ndodhur në Iran, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në një medium iranian që ka raportuar për të. (shih këtu)

Arsyeja që hibrid.info ka trajtuar këtë përmbajtje, është se deri në shkrimin e këtij artikulli, postimi i publikuar në Facebook nga faqja “Albeu.com” ka arritur të grumbullojë qindra reagime e dhjetëra komente. (shih këtu)


Analiza:

Në titullin e një artikulli që raportohet për të vdekur e të plagosur nga përmbysja e një autobusi, nuk qartësohet se në cilin vend ka ndodhur ngjarja.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje të artikullit ku thuhet se rasti ka ndodhur në Iran. Duke e ditur se ky portal publikon artikuj në gjuhën shqipe dhe operon në Shqipëri, titulli përgjithësues lë vend për keqinformim se ngjarja ka ndodhur në hapësirat shqipfolëse.

Andaj, edhe bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Clickbait”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others

Leave a Reply

Translate »