info@hibrid.info
Nuk argumentohet qëllimi i sulmit me vezë e patate në çerdhen “Lulevera” në Prishtinë
shape
shape
shape

Portali informativ “Arbresh.info” dje (13 shtator) ka publikuar një artikull me titull “Shkak greva/ Sulmohen me vezë e patate edukatoret në çerdhen “Lulevera” në Prishtinë”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se pretendimi i bërë në titull nuk argumentohet me fakte në përmbajtje.

Ky portal informativ ka raportuar se kopshti i fëmijëve “Lulevera” në Prishtinë është sulmuar me vezë e patate të hedhura nga ballkoni.

Në artikull pretendohet pa fakte se sulmi ishte bërë nga disa prindër të fëmijëve që cak sulmi kishin edukatoret e çerdhes. Këtë sulm e kishte konfirmuar për “Arbresh.info” kryetari i sindikatës në arsimi në komunën e Prishtinës, Ahmet Pllana.

Ndërsa, duke u thirrur në burimet e veta brenda këtij kopshti, ky portal thotë se edukatoret aktualisht janë duke menduar se hedhja e vezëve dhe patateve ka ndodhur aksidentalisht dhe jo me qëllim sulmi.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Arbresh.info”:

https://www.arbresh.info/lajmet/shkak-greva-sulmohen-me-veze-e-patate-edukatoret-ne-cerdhen-lulevera-ne-prishtine/?fbclid=IwAR0R2cPfGTHUtth6LwImOuL4n07jmGXWvvvQUHj9qBbp7EpbYKvSvu_Cbn4

Artikulli i publikuar në “arbresh.info”:

T: Shkak greva/ Sulmohen me vezë e patate edukatoret në çerdhen “Lulevera” në Prishtinë

Tash e disa javë është duke vazhduar greva në arsim, e shkak i kësaj greve duke së prindërit janë revoltuar.

Çerdhja “Lule Vera” në Prishtinë është sulmuar me vezë e patate duke u gjuajtur nga ballkoni nga disa prindër në drejtim të edukatoreve.

Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info Kryetari i sindikatës në arsimi në komunën e Prishtinës, Ahmet Pllana.

Arbresh.info ka tentuar të marr një përgjigje nga drejtoresha e kësaj çerdhe por nuk ka dhënë informacione.

Burime të arbresh.info brenda kësaj çerdhe bëjnë me dijë se edukatoret aktualisht janë duke menduar se ka ndodhur aksidentalisht ky sulëm ndaj tyre./arbresh.info/


Pra, nuk ofrohen fakte se ky rast ka ndodhur si shkak i grevës në arsim, siç pretendohet në titull të këtij artikulli, si dhe nuk ofrohen fakte se autorët e këtij rasti kanë qenë prindër të fëmijëve që janë pjesë e këtij kopshti.


Analiza:

Në këtë artikull të publikuar nga “Arbresh.info” nuk paraqiten fakte se ky rast ka ndodhur si shkak i grevës.

Pra, ky portal pretendon pa fakte se shkaku i grevës, prindër kanë gjuajtur me vezë dhe patate në drejtim të edukatoreve të këtij kopshti të fëmijëve.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Përmbajtje e pa verifikuar”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Share With Others

Translate »