info@hibrid.info
Nuk bëhet fjalë për 640 mijë tonelata ari, por minerale ari
shape
shape
shape

Disa media në gjuhën shqipe kanë publikuar artikuj me një pretendim që paraqet në mënyrë jo të saktë gjetjet e një raporti për prezencë të arit në nëntokën e fshatit Slivovë, në komunën e Prishtinës.

Artikulli në këto media është publikuar me pretendimin se në këtë rajon janë zbuluar 640 mijë tonelata ari.

“Kompania britanike njofton se në dalje të Prishtinës janë 640 mijë tonelata ari”, janë titujt e publikuar në disa media, në artikujt e së cilave paraqiten gjetjet e një hulumtimit të kompanisë britanike për hulumtimin e minierave “Western Tethyan Resources”.

Megjithatë, në publikimin e kësaj kompanie nuk jepen të njëjtat shifra. Në këtë publikim thuhet se janë zbuluar 640 mijë tonelata xehe me potencial ekstraktimi të arit dhe jo ari i pastër.

Vegëzat e disa shembujve të publikimeve nga disa media kosovare në gjuhën shqipe:

https://archive.is/elNvM

https://archive.is/f9On3

https://archive.is/s6Xom


Nga ajo që shihet në pretendimet e bëra përmes këtyre titujve, kuptohet se autorët e artikujve nuk i kanë analizuar deri në fund të dhënat e publikuara të raportit të kompanisë britanike “Western Tethyan Resources”. (shih këtu raportin)


Në pjesën ku bëjnë sqarime për rreth potencialit të burimeve të arit në nëntokën e këtij rajoni, në raport thuhet:

Zona kryesore në Slivova ka burime të përcaktuara në përputhje (NI 43-101) prej 640 kt @ 4,8 g/t ari për 98,700 ona.

Fotografi e shkëputur nga raporti i kompanisë britanike “Western Tethyan Resources”

Pra, në këtë raport thuhet se në rajonin e Slivovës parashihet të ketë 640 kt (kiloton) apo 640 mijë tonelata xehe me potencial që të përmbajnë 4.8 g/t (gram ari për tonelatë).

Dendësia e mineralit të arit matet me gram për ton, ose g/t. (shih këtu përshkrimin e shkurtesës “g/t”)


Nga kalkulimi që i kemi bërë i bie që, nga 640 mijë tonelata me prezencë të 4.8 gram ari për tonelatë minerale, mund të ekstraktohen në total rreth 2.800 kg ari të pastër.


Analiza:

Disa media në gjuhën shqipe kanë publikuar artikull me pretendimin se në fshatin Slivovë në komunën e Prishtinës janë zbuluar 640 mijë tonelata ari.

Bazuar në raportin e publikuar nga kompania britanike për hulumtimin e minierave “Western Tethyan Resources”, thuhet se “Zona kryesore në Slivova ka burime të përcaktuara në përputhje (NI 43-101) prej 640 kt @ 4,8 g/t ari për 98,700 ona”.

Sipas këtij raporti, në rajonin e Slivovës parashihet të ketë 640 kt (kiloton) apo 640 mijë tonelata minerale me potencial që të përmbajnë 4.8 g/t (gram ari për tonelatë).

Pra, nuk bëhet fjalë për 640 mijë tonelata ari, por minerale me potencial ekstraktimi të arit dhe jo ari i pastër.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i vlerëson këta artikuj të publikuar nga mediat në gjuhën shqipe si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Share With Others

Translate »