info@hibrid.info
Nuk ka plan për shuarjen e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, siç pretendohet nga mediumi në gjuhën serbe
shape
shape
shape

Mediumi në gjuhën serbe “Alo.rs” ka publikuar dje (27 janar) një artikull me pretendimin në titull se, nëpërmjet Projektligjit për Lirinë Fetare, shqiptarët kërkojnë ta shuajnë prezencën e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.

Artikulli i publikuar nga mediumi në gjuhën serbe është ndërlidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të miratuar plotësim ndryshimin e Projektligjit për Lirinë Fetare.  Përmbajtja e artikullit është versioni i përkthyer i artikullit të “Gazeta Express”.

Në artikullin e publikuar nga Gazeta Express, rrjedhimisht edhe në versionin e përkthyer në serbisht në Alo.rs, jepen detaje se çka parasheh Projektligji i ri për Lirinë Fetare në Kosovë. Mirëpo, në këtë përmbajtje nuk specifikohen kushte të veçanta për Kishën Ortodokse Serbe që do të aludonte në ndonjë plan për shuarjen e saj, siç pretendohet nga mediumi në gjuhën serbe.

Artikulli i publikuar në mediumin në gjuhën serbe mbanë titullin “Plan rrëqethës i Kurtit: Shqiptarët kërkojnë shuarjen e Kishën Ortodokse Serbe (KPS-së)! Ka dalë projektligji që po përgatitet në Prishtinë!”.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Alo.rs”:

https://www.alo.rs/vesti/kim/719282/pristina-sta-predvida-novi-nacrt-zakona-o-slobodi-veroispovesti/vest


Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën (25 janar) Projektligjin për Lirinë Fetare. Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se ky projektligj ka për qëllim të ruajë pluralizmin fetar e t’ua ofrojë bashkësive fetare mundësinë për t’u regjistruar zyrtarisht. (këtu)

Në mediat në gjuhën shqipe është publikuar edhe përmbajtja që parashihet të ketë Projektligji për lirinë fetare. Lidhur me këtë, duke iu referuar artikullit të publikuar nga  “Gazeta Express”, mediumi në gjuhën serbe ngrit pretendimin në titull të artikullit të publikuar se nëpërmjet këtij projektligji po planifikohet të shuhet prezenca e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.

Në përmbajtjen e artikullit të mediumit në gjuhën serbe është i publikuar artikulli i plotë i përkthyer i “Gazetës Express” me përmbajtjen e projektligjit në të cilën nuk specifikohet ndonjë kushtëzim shtesë për Kishën Ortodokse Serbe, që do të linte hapësirë për pretendimin e bërë nga mediumi në gjuhën serbe. (këtu)

Pra, përderisa mediumi në gjuhën serbe në titull pretendon se, nëpërmjet projektligjit për lirinë fetare, po kërkohet shuarja e prezencës së Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, në përmbajtje është publikuar artikulli i përkthyer i “Gazetës Express” ku nuk specifikohet ndonjë kusht shtesë për Kishën Ortodokse Serbe. Pra, pretendimi në titull nuk korrespondon me përmbajtjen e artikullit të publikuar nga mediumi në gjuhën serbe.


Për më tepër, Kurti, ka theksuar faktin se një ndër qëllimet më të rëndësishme të Projektligjit është të  merret seriozisht detyrimi jo vetëm për të garantuar respektimin e plotë të lirisë fetare, por edhe për të siguruar, që kjo liri të garantohet në mënyrë të barabartë, për të gjithë qytetarët pa dallim. (këtu)


Analiza:

Mediumi në gjuhën serbe “Alo.rs” ka publikuar një artikull me pretendimin në titull se, nëpërmjet Projektligjit për Lirinë Fetare, shqiptarët kërkojnë ta shuajnë prezencën e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.

Artikulli i publikuar nga mediumi në gjuhën serbe është ndërlidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të miratuar plotësim ndryshimin Projektligjin për Lirinë Fetare.  Përmbajtja e artikullit është përkthimi i artikullit të “Gazeta Express”, ku parashihet përmbajtja e këtij projektligj.

Në artikullin e publikuar nga Gazeta Express jepen detaje se çka parasheh Projektligji i ri për Lirinë Fetare në Kosovë, ku nuk specifikohen kushte të veçanta për Kishën Ortodokse Serbe që do të aludonte në ndonjë plan për shuarjen e saj siç pretendohet nga mediumi në gjuhën serbe.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info këto pretendime i vlerëson si “dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others

Translate »