Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “truenewsq.com” ka publikuar dje (20 shkurt) një artikull me titull “Votoni/ Kush doni të largohet të martën nga Big Brother VIP?”.
Në fotografinë e këtij artikulli janë shfaqur portretet e tre kandidatëve nga spektakli televiziv (reality show) Big Brother Vip Albania.
Në përmbajtje të këtij artikulli nuk shfaqet asnjë opsion për të votuar, siç pretendohet rrejshëm me anë të titullit.
Artikulli i publikuar në portalin e dyshimtë “truenewsq.com”:
Votoni/ Kush doni të largohet të martën nga Big Brother VIP?
Kiara, Luizi dhe Bledi janë në nominim dhe njëri prej tyre do të eliminohet nga “Big Brother VIP” të martën. Votoni në sondazhin e mëposhtëm se cili banor do donit të largohej.
Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “truenewsq.com”:
Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit dhe mediave sociale, hibrid.info ka vërtetuar se e vetmja mundësi që publiku të votojë për personat e favorizuar në këtë spektakël televiziv, është përmes mesazheve (sms) nga telefoni. (shih këtu)
Në faqen zyrtare të Big Brother Vip Albania në Instagram, sot (21 shkurt) është publikuar një postim me përmbajtje “KË DONI TË LARGONI? DËRGO SMS ME EMRIN E KONKURENTIT”, bashkangjitur në këtë imazh gjenden edhe numrat e telefonit për publikun nga Kosova dhe Shqipëria.
Formati i këtij spektakli televiziv nuk ka asnjë mundësi tjetër përveç përmes SMS-ve që të votohet për personat e nominuar.
Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqet “Muzike shqiptare”, “Gazeta unike.al” dhe “Lajme Reale 1”.
Analiza:
Portali i dyshimtë “trueneësq.com” ka publikuar një artikull me pretendimin se në përmbajtje gjendet mundësia për të votuar për të nominuarit e spektaklit televiziv “Big Brother Vip Albania”.
Në përmbajtje nuk paraqitet asnjë mundësi që publiku të votojë për personat e favorizuar.
Gjithashtu, bazuar në hulumtimin e kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se nuk ka mundësi që të votohet online për të nominuarit në këtë spektakël televiziv dhe se e vetmja mënyrë është përmes mesazheve telefonike (SMS).
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Mashtrim”.