[email protected]
Opinioni ku shprehet mundësia e tradhtisë së SHBA-së ndaj Ukrainës, paraqitet pasaktësisht si raportim i një mediumi
shape
shape
shape

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një përmbajtje që pretendon se sipas kompanisë mediatike, “Bloomberg”, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) “po përgatiten të tradhtojnë Ukrainën dhe të pranojnë kushtet e Rusisë duke përfunduar një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës”.

Ky pretendim është dhënë me anë të një statusi të publikuar sot (21 tetor) nga një llogari me emrin “Investiguesi Shkrimor”.

Cila është e vërteta?

Hibrid.info ka gjetur se pretendimi është bazuar në një opinion të publikuar në “Bloomberg”, në të cilin nuk reflektohet qëndrimi i mediumit ku është publikuar.

Hibrid.info ka gjetur artikullin me titull “Selling Out Ukraine Casts Shame on the West”, apo në shqip “Shitja e Ukrainës i hedh turp Perëndimit” e publikuar në “Bloomberg”, nga ku është bazuar pretendimi në fjalë (shih këtu).

Informatat brenda tregojnë se përmbajtja paraqet një opinion të shkruar nga Max Hastings (lloj i zhanrit të gazetarisë opinioniste).   

Pjesa hyrëse e opinionit të publikuar në “Bloomberg” e përkthyer në shqip:

“Ukraina së shpejti do të shitet. Nëse kjo deklaratë tingëllon shumë brutale dhe përfundimtare, merrni parasysh provat: rusët pushtojnë një të pestën e territorit të saj dhe përpjekjet më të mira të ukrainasve kanë dështuar për të dëbuar këta pushtues. Ushtria e Vladimir Putinit po merr armë gjithnjë e më të sofistikuara, ndërsa ukrainasit luftojnë për të mbështetur forcat e tyre.

Më serioze, vendet evropiane që përballen me probleme ekonomike dhe energjetike janë të dëshpëruar për të parë një fund të luftës me çdo kusht që nuk do të jetë dorëzimi absolut i Ukrainës. Nëse Donald Trump fiton zgjedhjet në SHBA, supozohet gjerësisht se, duke pasur parasysh entuziazmin e tij të deklaruar për Putinin, ukrainasit janë dolli. Edhe nëse Kamala Harris arrin në Shtëpinë e Bardhë, ka të ngjarë që ajo të ndjekë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës, sepse Uashingtoni nuk sheh asnjë skenar për fitoren e Ukrainës, pavarësisht dërgimit të 175 miliardë dollarëve ndihmë nga SHBA. (shih këtu)”

Gjithashtu edhe në fund të këtij artikulli mund të shihni të theksuar se ky artikull jo domosdoshmërisht, paraqet qëndrime të “Bloomberg” (shih këtu).

Hibrid.info ka gjetur një reagim të Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së, ku Sekretari i këtij departamenti, Lloyd J. Austin III, më 18 tetor në Bruksel, riafirmoi angazhimin afatgjatë të SHBA-së dhe NATO-s për një Ukrainë të lirë dhe sovrane, në një konferencë për shtyp (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi se një media ka raportuar se “SHBA-ja po përgatitet të tradhtojë Ukrainën dhe të pranojë kushtet e Rusisë duke përfunduar një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës”, është i pasaktë.

Ky pretendim në fakt paraqet një opinion të publikuar në mediumin e referuar.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Manipulim i fakteve”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato përmbajtje informative që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Share With Others

Leave a Reply

Translate »