info@hibrid.info
Pamjet e marra nga video-loja paraqiten si reale
shape
shape
shape

Faqja në Facebook me emrin “The Reis” ka publikuar një video-material teksa shfaqen momente të rrëzimit të dy helikopterëve.

Në mbishkrimin e publikimit nuk bëhet i qartë pretendimi por duke u bazuar nga aktiviteti i kësaj faqe në Facebook, nënkuptohet që video-materiali pretendon të shfaq momentin e rrëzimit të helikopterëve izraelitë.

Materiali i publikuar është kontrolluar nga kontrollues të fakteve të cilat kanë verifikuar se pamjet e shfaqura janë marrë nga një video-lojë.


Vegëza e video-materialit të publikuar në Facebook nga faqja “The Reis”:

https://www.facebook.com/Reis1954/posts/654717950080431


Paraprakisht Facebook e jep njoftimin se video-materiali është kontrolluar nga kontrollues të fakteve duke e cilësuar publikimin si informacion të rremë.

“Teyit.org, platforma turke për verifikimin e fakteve ka hulumtuar dhe ka gjetur se pamjet janë marrë nga një video-lojë me emrin ‘Arma 3’ dhe se nuk kanë të bëjnë me atë që është pretenduar nga publikuesit e video-materialit, të cilët janë munduar t’i paraqesin pamjet si reale. (shih këtu)


Materiali i marr nga video-loja “Arma” është gjetur e publikuar edhe në Youtube. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Një faqe në Facebook ka publikuar video-material ku shihen pamje të rrëzimit të dy helikopterëve, për të cilët nënkuptohet që pretendon të shfaq momentin e rrëzimit të helikopterëve izraelitë.

Por që në bazë të verifikimit nga kontrolluesi i fakteve “teyit.org” është kuptuar se pamjet e shfaqura nuk janë reale dhe se ato janë marrë nga një video-lojë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others

Translate »