Shkroi: Fatbardh Dema
Faqja në Facebook “Realiteti” ka publikuar dje (14 prill) një video-material në të cilin paraqitet një dron i bllokuar në linjat e energjisë elektrike.
Këtij video-materiali, faqja e lartcekur i ka vënë mbishkrimin “”Gogoli Iran”: Një nga dronët iranian të bllokuar në kabllot elektrik”.
Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se video është e vjetër dhe e njëjta ka ndodhur në qytetin sirian Abu Khashab.
Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “Realiteti”:
https://www.facebook.com/reel/1849955905470030
Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë video-materialin e njëjtë, të publikuar me datë 20 shkurt 2024 në median sociale X (ish Twitter). (shih këtu)
Në përshkrimin e këtij video-materiali të publikuar nga llogaria “alsharqia24neës” thuhet “Një dron i paidentifikuar u rrëzua në fshatin Qamar al-Din në qytetin e Abu Khashab, në veriperëndim të Deir ez-Zor”.
Analiza:
Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se faqja në Facebook “Realiteti”, ka publikuar një video-material të vjetër në të cilin paraqitet një dron i bllokuar në linjat e energjisë elektrike në një qytet sirian.
Kjo faqe ka pretenduar rrejshëm se pamjet janë të përshkallëzimit të fundit ndërmjet Iranit dhe Izraelit.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Përmbajtje e paverifikuar”.
Arsyetimi:
Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.