info@hibrid.info
Pretendim i rremë se LDK po shqyrton mundësinë për koalicion me PDK-në
shape
shape
shape

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një imazh me mbishkrimin që pretendon se Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), është deklaruar se janë duke shqyrtuar mundësinë e një koalicioni parazgjedhor ore paszgjedhor me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), për të larguar nga pushteti Albin Kurtin.

Fotografia me këtë pretendim është publikuar sot (20 qershor) në TikTok, nga llogaria me emrin “albiin_kurti”.

Cila është e vërteta?

Hibrid.info ka gjetur se asnjë nga qëndrimet publike të Abdixhikut nuk përputhen me atë që pretendohet në përmbajtjen e lartcekur.


Vegëza e imazhit të publikuar nga llogaria “albiin_kurti” në TikTok:

https://archive.is/tHYgj


Hulumtimi me anë të makinës së kërkimit, “Google” nuk ka gjetur asnjë fakt që provon prononcimin publik të Abdixhikut, sa i përket koalicionit të mundshëm me PDK-në (shih këtu).

Po ashtu edhe në profilin zyrtar të liderit të LDK-së në Facebook, në postimet e kohëve të fundit, nuk është gjetur asnjë deklaratë që konfirmon pretendimin e mësipërm (shih këtu), gjë e cila nuk konfirmohet as nga postimet në faqen e PDK-së dhe në profilin e kryetarit të kësaj partie, Memli Krasniqi (shih këtu dhe këtu).

Ndërsa nga gjetjet tjera, hibrid.info ka gjetur se LDK deri tani ka lidhur koalicion parazgjedhor vetëm me Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK) (shih këtu, këtu dhe këtu).


Analiza:

Pretendimi se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është shprehur se po shqyrtojnë mundësinë e koalicionit parazgjedhor apo paszgjedhor me PDK-në, është i pavërtetë.

Nga qëndrimet publike të deritashme të Abdixhikut, nuk është se ai ka dhënë një deklarim të tillë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others

Translate »