info@hibrid.info
Pretendim i rremë se opozita e ka dërguar në Kushtetuese vendosjen e flamurit në institucionet në veri
shape
shape
shape

Shkroi: Etrit Rexhepi

Një pretendim është publikuar në një profil në TikTok me titullin “Lajmi i fundit: Opozita dergon ne kushtetuese vendosjen e flamurit”.

Ndonëse nuk është specifikuar, në bazë të imazhit të përdorur në këtë pretendim, lihet të kuptohet se bëhet fjalë për vendosjen e flamurit në objektet e institucioneve të Kosovës në veri të vendit.

Ky pretendim është publikuar (9 shtator) me anë të një imazhi në TikTok, nga një llogari me emrin “_albinkurti”.

Cila është e vërteta?

Gjetjet e hibrid.info tregojnë se në fakt opozita në vendin tonë nuk ka dërguar një çështje të tillë në Kushtetuese.

Përmbajtja ka marrë mbi 90 komente, në disa prej të cilave vërehet një tendencë për ta lexuar përmbajtjen si të vërtetë.

Për pretendimin në fjalë është hulumtuar me anë të kërkmit manual në makinën e kërkimit “Google”, por që burimet e shfaqura nuk paraqesin prova që mbështesin pretendimin (shih këtu).

Hibrid.info nuk ka arritur të gjejë as brenda ueb-faqes së Gjykatës Kushtetuese diçka që ndërlidhet me këtë pretendim, dhe kjo kryesisht për faktin se ky institucion publikon vetëm vendimet përfundimtare të rasteve të shqyrtuara (shih këtu).

Gjithashtu, nga hulumtimet e hibrid.info bëhet e qartë se përdorimi i flamurit të Republikës së Kosovës nga institucionet shtetërore është i rregulluar me ligj të veçantë (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi se opozita ka dërguar në kushtetuese vendosjen e flamurit të Republikës së Kosovës në institucionet e Kosovës në veri, është i pasaktë.

Hulumtimet e hibrid.info nuk kanë gjetur as edhe një provë që mbështet pretendimin.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbatje si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others

Translate »