Artikulli me titull “Edhe Agim Veliu i futet garës për kryetar të LDK-së? Ja çfarë paralajmëron bashkëpunëtori i tij i ngushtë”, është publikuar nga portali “bota-sot.info”.
Titulli i këtij artikulli nuk përputhet me përmbajtjen. Dilema e ngritur përmes titullit, nuk argumentohet brenda në përmbajtje, meqë askund nuk thuhet se Veliu ka mundësi që të futet në garën për kryetar të LDK-së.
Në tekst gjendet vetëm një fotografi e postuar në Facebook nga ish-drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në komunën e Podujevës nga radhët e LDK-së, Faik Muçiqi, në të cilën shkruan se “Kush kandidon i fundit qesh pas Kuvendit”, por pa shpjeguar se për kë është dedikuar ky shkrim.
Megjithatë, portali “bota-sot.info” aludon pa fakte se Muçiqi, të cilin e quajnë si bashkëpunëtor të afërt të Veliut, ka paralajmëruar se bëhet fjalë për Agim Veliun, i cili pritet të futet në garën për të parin e partisë.
Teksti i artikullit të publikuar në “bota-sot.info”:
Edhe Agim Veliu i futet garës për kryetar të LDK-së? Ja çfarë paralajmëron bashkëpunëtori i tij i ngushtë
Ish-drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në komunën e Podujevës nga radhët e LDK-së, Faik Muçiqi, ka ardhë me një postim interesant në prag të mbajtjes së Kuvendit të Përgjitshëm për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së.
Muçiqi në rrjetin social Facebook ka shkruar se “Kush kandidon i fundit qesh pas Kuvendit” por pa treguar më shumë detaje se për çfarë saktësisht e ka fjalën.
Ndryshe Muçiqi njihet edhe si bashkëpunëtorë i afërt i ish-kryetarit të Podujevës dhe nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu.
Vegëza e artikullit të publikuar në “bota-sot.info”:
Postimi i , Faik Muçiqi në profilin e tij zyrtar në Facebook:

Analiza:
Portali “bota-sot.info” i është referuar një postimit në Facebook nga ish-drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në komunën e Podujevës nga radhët e LDK-së, Faik Muçiqi, ku shkruan se “Kush kandidon i fundit qesh pas Kuvendit”.
Ky portal ka pretenduar ta argumentuar pa fakte se ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu, ka mundësi që t’i hyjë garës për kryetar të LDK-së. Për këtë arsye hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “përmbajtje e pa verifikuar”.
Arsyetimi:
Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.