info@hibrid.info
Pretendohet gabimisht se Rama krahasoi ushtrinë serbe me atë të Kosovës
shape
shape
shape

Sot (31 maj) është publikuar një artikull nga medium “arbresh.info”, me titull “Tensionet në veri, Rama: Ushtria e Serbisë me atë të Kosovës, ka zero fuqi”.

Përmbajtja e artikullit ndërlidhet me një deklaratë të Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë, në panelin e Forumit “Globsec” që po mbahet në Bratislavë të Sllovakisë.

Por, pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka gjetur se titulli i artikullit nuk korrespondon me përmbajtjen.

Vegëza e artikullit të publikuar në “arbresh.info”:

https://www.arbresh.info/lajmet/tensionet-ne-veri-rama-ushtria-e-serbise-ne-kufi-me-kosoven-si-meksika-me-ameriken/?fbclid=IwAR2fKSqpA6eJZLrfm-ABv-RHD73tiqJdc0HFH_kXDq1BBLyp3lvMSwGmtzY

Pjesë nga deklarata e Ramës e marrë nga artikulli i “arbresh.info”:

Rama në fjalimin e tij ka folur edhe për gjendjen e tensionuar në veri të Kosovës.

“Ushtria serbe në kufi është shfaqja më e pabesueshme e politikës së brendshme, sepse ushtria serbe në kufi të Kosovës ka fuqi të barabartë me zero. Nuk mund të bëjë asgjë. Ka të bëjë vetëm me politikën e brendshme”, tha Rama.


Përderisa në titull pretendohet se në deklaratën e Ramës ka krahasim sa i përket fuqisë ushtarake ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në përmbajtje shihet se i njëjti ka komentuar dhe vlerësuar si “të barabartë me zero” fuqinë e ushtrisë serbe në kufijtë e Kosovës, pa bërë krahasim në mënyrë specifike me ndonjë ushtri tjetër.

Për të vërtetuar edhe më shumë se Edi Rama nuk ka deklaruar në mënyrën se si pretendohet në titull, hibrid.info e ka gjetur të publikuar këtë deklaratë edhe në media të tjera (shih këtu dhe këtu).


Analiza:

Është publikuar një artikull me titull që pretendon se “Edi Rama ka vlerësuar si të barabartë me zero, fuqinë e ushtrisë serbe përballë asaj të Kosovës”.

Pas hulumtimit, hibrid.info ka vërtetuar se kryeministri shqiptar ka deklaruar se fuqia e ushtrisë serbe në kufijtë e Kosovës, është e barabartë me zero.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Share With Others

Translate »