Llogaria në TikTok me emrin “babajaga454” ka publikuar sot (24 nëntor) një video-material, në të cilin pretendohet për një sulm në veri të vendit më 3 dhjetor.
Sipas pretendimit, më organizimin e Millan Radojçiq, ish nënkryetarit të Listës serbe, është futur armatim në kishat ortodokse serbe, me qëllim të realizimit të këtij sulmi.
Hibrid.info ka verifikuar dhe nuk ka gjetur burime kredibile që faktojnë pretendimin.
Vegëza e video-materialit të publikuar nga llogaria “babajaga454”:
https://www.tiktok.com/@babajaga454/video/7304975771565640993
Hibrid.info ka verifikuar se në ueb-faqet e institucioneve të sigurisë në Kosovë (KFOR-i, Policia e Kosovës, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë), nga njoftimet e tyre publike nuk ka të dhëna që konfirmojnë publikimin e pretenduar nga llogaria në fjalë (shih këtu, këtu, këtu dhe këtu).
Fakt që hibrid.info ka gjetur me anë të makinave të kërkimit ka hulumtuar për pretendimin mbi armët në kishat ortodokse serbe është dyshimi që e kishte ngritur së pari kryetarja e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns (shih këtu). Dyshim i cili ishte hedhur poshtë nga KFOR-i, i cili në një reagim kishte mohuar këto supozime (shih këtu).
Më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, u sulmua Policia e Kosovës nga një grup i organizuar serb (këtu). Pas përfundimit të aksionit të Policisë së Kosovës kundër këtij sulmi të organizuar, ishin gjetur armë edhe në manastirin e Banjkës, vendin ku u ngujuan sulmuesit gjatë përballjes me policinë, por pa u konfirmuar se armët e gjetura ishin të kotrabanduara më heret aty (shih këtu dhe këtu).
Hibrid.info ka gjetur po ashtu se pas këtij sulmi në disa deklarime të zyrtarëve vendorë, u paralajmërua rreziku nga sulmet tjera të mundshme ne vendin tonë. Por hibrid.info ka verifikuar se në këto deklarata nuk është specifikuar datë apo kohë se kur mund të ndodhë një gjë e tillë (shih këtu dhe këtu).
Analiza:
Një llogari në TikTok ka publikuar një video-material në të cilin pretendohet se me 3 dhjetor do të ketë sulm në veri dhe se armët janë futur në kishat ortodokse serbe.
Por pas verifikimit të fakteve, përveç deklaratave të zyrtarëve institucionalë në vend, nuk janë gjetur prova që mbështesin pretendimin.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si, “Dezinformatë”.
Arsyetimi:
Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.