info@hibrid.info
Pretendohet rrejshëm se Kosova është goditur nga tërmeti 4.7 shkallë
shape
shape
shape

Llogaria në “TikTok” me emrin “veqhajt.p” ka publikuar me datë 7 shkurt një video-material të shkurtër (6 sekonda) me pretendimin se “në Kosovë ndodhi tërmet prej 4.7 ballësh në ora 13:12”.

Megjithatë, edhe pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit dhe platformave digjitale që regjistrojnë tërmetet e ndodhura nëpër botë, hibrid.info nuk ka arritur të gjejë asnjë informacion që dëshmon se Kosova është goditur nga ndonjë tërmet të martën (7 shkurt).


Video-materiali i publikuar në “TikTok” nga llogaria “veqhajt.p”:


Ky video-material i publikuar nga kjo llogari ka grumbulluar qindra komente, si dhe është shikuar afër 500 mijë herë. (shih fotografitë më poshtë)


Hibrid.info ka hulumtuar në platformën online të Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (ESCM), e cila raporton për tërmetet që godasin pjesën e Evropës, e që në ditët e fundit, apo në datën 7 shkurt, nuk është raportuar se Kosova është goditur nga ndonjë tërmet. (shih raportimet e tërmeteve këtu të datës 7 shkurt, nga faqja 15 deri 24)

Gjatë hulumtimit, hibrid.info ka vërtetuar se në ora 13:12 të datës 7 shkurt, tërmeti prej 2.5 shkallës ka goditur Turqinë qendrore. Pra, në atë kohë nuk është regjistruar ndonjë tërmet tjetër, siç pretendohet rrejshëm nga llogaria e lartcekur në TikTok. (shih këtu)


Përveç këtyre fakteve të gjetura, ky pretendim për termet në Kosovë, nuk është gjetur as si lajm në asnjë medium online në gjuhën shqipe.


Analiza:

Llogaria në TikTok “veqhajt.p” me datë 7 shkurt ka publikuar një video-material 6 sekondësh me pretendimin se Kosova është goditur nga një tërmet 4.7 shkallë në ora 13:12.

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info në platformat online për raportime rreth tërmeteve, nuk është gjetur asnjë informacion për ndonjë tërmet në Kosovë gjatë ditëve të fundit.

Gjithashtu, me datë 7 shkurt në ora 13:12, është vërtetuar se tërmet është regjistruar në Turqinë qendrore.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë video-material si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others

Translate »