info@hibrid.info
Publikohen shpallje të rreme për ofrim të kredive
shape
shape
shape

Faqja në Facebook me emrin “Kredi personale” publikon postime me pretendim të rremë t’i paraqesë ato si oferta për kredi-marrje. Postimet në këtë faqe kanë përmbajtjen e publikimeve për oferta të kredive që mund të merren online në vlerë deri në 500 mijë euro.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërejtur se në seksionin e informacioneve rreth veprimtarisë (about) në faqen “Kredi personale” nuk ka të dhëna të mjaftueshme që dëshmojnë kredibilitetin apo besueshmërinë dhe transparencën.

Në seksionin “about” paraqitet një adresë në Paris në të cilën, krijuesi i kësaj faqe pretendon se gjendet selia e kësaj veprimtarie të dyshimtë, dhe vendet në të cilat supozohet që operon si Tirana, Munihu dhe Prishtina. (shih këtu)

Përveç këtyre të dhënave, kjo faqe posedon edhe një e-mail “duanemelissa85@gmail.com”.

Hibrid.info pas verifikimit të fakteve, ka vërejtur se kjo faqe përdor kampanja të bankave dhe institucioneve mikro-financiare në Kosovë dhe Shqipëri, të cilave ua largon logot, me pretendimin t’i paraqesë si të sajat.


Vegëza e faqes “Kredi personale” në Facebook:

https://www.facebook.com/financiarurgjente


Në njërin nga postimet e publikuar me datë 14 prill nga kjo faqe shkruan “Mbështetje që bën ndryshim! KREDI PERSONALE ju ofron kredi biznesi deri në 500,000 euro PA HIPOTEKË dhe me kushte preferenciale. Aplikoni online tani”. (shih këtu)

Pas hulumtimit të kryer përmes programit te automatizuar online “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë se kjo kampanjë është e Bankës “Raiffeisen”, të cilën faqja e lartcekur ia ka fshirë logon. (shih këtu)


Në postimin tjetër të datës 8 prill, faqja “Kredi personale” ka publikuar një “kampanjën” me mbishkrimin “Agro kredi deri në 25,000 EUR!” . (shih këtu)

Përmes “InVID”, hibrid.info ka vërtetuar se kjo kampanjë i përket institucionit “Agjencioni për Financim në Kosovë”. (shih këtu)


Faqja e lartcekur edhe më parë ka publikuar kampanja të tilla të marra nga institucione financiare në Kosovë dhe Shqipëri, e që gjithashtu janë trajtuar nga hibrid.info. (shih këtu)


Analiza:

Faqja “Kredi personale” që numëron mbi 3 mijë ndjekës pretendon rrejshëm se ofron kredi online deri në 500 mijë.

Kampanjat që publikohen nga kjo faqe u takojnë institucioneve financiare në Kosovë dhe Shqipëri, të cilat mundohet t’i përvetësojë, duke ua larguar logot autentike.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë faqe si “Mashtrim”.

Share With Others

Translate »