info@hibrid.info
Publikohet lajm i vjetër me pretendimin të paraqitet si aktual
shape
shape
shape

Faqja në Facebook me emrin “Pamfleti.com” ka publikuar dje (30 nëntor) një artikull me titull “‘Trazira’ brenda PDK-së!/ Pas dorëheqjes së Ramë Bujës paralajmërohen edhe disa largime të reja!”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky artikull është i vjetër, të cilin kjo faqe është munduar ta paraqesë si aktual.

Artikulli i postuar në Facebook nga “Pamfleti.com” është publikuar nga portali i dyshimtë “Fakte.buzz” me datë 17 shtator. (shih këtu)


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook “Pamfleti.com”:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid02taYKcCAkpRitPatfdZjmJsrcW1j5jBUzE4UfJ5VycZnGpUiwj8Xfbp5NYPk7xHgTl&id=101118555235758


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar në kohë reale (17 shtator) nga portali informativ “Botasot.info”. (shih këtu)

Edhe ky portal informativ, këtij artikulli i kishte vënë titull të njëjtë, duke lënë të kuptohet se paralajmërimi për largime të reja nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është ndonjë qëndrim zyrtar i këtij subjekti politik.

Në fakt, paralajmërimi për “largime nga PDK” vinte vetëm nga një opinion i një individi që quhet Binak Maxharraj, që në artikull të “Botasot.info” i referohen si “profesor nga Amerika”, pa detaje tjera.

Artikulli është shkruar atëkohë kur anëtari i Kryesisë së PDK-së, Ramë Buja, kishte dhënë dorëheqje nga kjo parti politike.


Analiza:

Faqja në Facebook “Pamfleti.com” ka publikuar një artikull të vjetër të muajit shtator, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »