info@hibrid.info
Publikohet lajm i vjetër për zhdukjen e një nxënësi në Prizren
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë me përmbajte në gjuhën shqipe “xnews7.com” ka publikuar dje (18 mars) një artikull me titull “Zhduket një nxënës, babai publikon foto dhe bën thirrje për gjetjen e tij”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se lajmi për zhdukjen e një nxënësi në Prizren, është i vjetër, i publikuar me datë 11 mars.

Hibrid.info ka hulumtuar përmes makinave online të kërkimit dhe ka vërtetuar se fëmija që ishte raportuar i zhdukur me datë 11 mars, i njëjti është gjetur po atë ditë.


Vegëza e artikullit të publikuar nga portali i dyshimtë “xnews7.com”:


Artikulli i publikuar nga portali i dyshimtë me datë 18 mars, është shpërndarë sot (19 mars) në Facebook nga faqja “Gazeta Rich Shqip”, që numëron mbi 100 mijë ndjekës. (shih këtu)

Hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në kohë reale (11 mars) në disa media online (këtu dhe këtu), që kishin raportuar në lidhje me zhdukjen e nxënësit nga Prizreni.

Portali informativ “veriu.info” kishte raportuar po atë ditë (11 mars) për gjetjen e këtij fëmije. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “xnews7.com” ka publikuar (18 mars) një lajm të vjetër në lidhje me zhdukjen e një nxënësi në Prizren, me pretendimin ta paraqesin atë si ngjarje aktuale.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se përveç që lajmi është i vjetër, fëmija që ishte zhdukur me 11 mars, është gjetur po atë ditë, siç u raportua, në gjendje të mirë shëndetësore.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson artikullin e publikuar nga “xnews7.com” si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Share With Others

Translate »