Llogaria në TikTok me emrin “lagraqsaqi” ka publikuar (12 tetor) një video-material me imazhin e Edi Ramës, kryeministrit shqiptar.
Imazhi përmban mbishkrimin “Aleksander Vuçiqin e kam më mik se Albin Kurtin”, deklaratë e cila nuk specifikohet se ka ardhur nga kryeministri Rama, por si e tillë nënkuptohet se është thënë nga ai.
Por pas verifikimit të fakteve, “hibrid.info” nuk ka arritur të gjejë burime të besueshme që e mbështesin pretendimin e publikuar.
Vegëza e video-materialit të publikuar në TikTok nga llogaria “lagraqsaqi”:
https://www.tiktok.com/@lagraqsaqi/video/7289067725480021280
Hibrid.info ka hulumtuar dhe verifikuar nëpërmjet makinës së kërkimit “Google, por nuk ka gjetur burime të besueshme që vërtetojnë deklaratën e pretenduar nga llogaria në fjalë. (shih këtu)
Hibrid.info ka gjetur se autori i publikimit ka marrë imazhin nga fjalimi i kryeministrit shqiptar në Kuvedin e Shqipërisë me datë 12 tetor. (shih këtu)
Në atë fjalim, Rama është shprehur se Albin Kurtin e ka më mik se Ramush Haradinajn dhe jo ashtu siç pretendohet në pubikimin e llogarisë “lagraqsaqi” në TikTok. (shih këtu)
Analiza:
Llogaria në TikTok “lagraqsaqi” ka publikuar video-material me imazhin e Edi Ramës me mbishkrimin e së cilit pretendohet se ai ka deklaruar “Aleksander Vuçiqin e kam më mik se Albin Kurtin”.
Por që pas hulumtimit, “hibrid.info” ka gjetur se Rama është deklaruar për miqësinë e tij në raport me Kurtin dhe Haradinajn.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson publikimin si “Lajm i rremë”.
Arsyetimi:
Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësisht prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.
Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.