info@hibrid.info
Ri-publikohet deklarata e vjetër dhe e deformuar e Mandl për njohjen e Kosovës
shape
shape
shape

Faqja në Facebook “Pamfleti.com” ka publikuar sot (12 tetor) një artikull me titull “Eurodeputeti austriak nuk toleron më/ I kërkon pesë vendeve të BE-së ta njohin Pavarësinë e Kosovës: Duhet ta ndjekni shembullin e Izraelit..”.

Pas verifikimit të fakteve të bëra nga hibrid.info është gjetur se se ky lajm është i vjetër, i publikuar më 10 shtator, nga portali dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe – “fakte.buzz”.

Lajmi ndërlidhej me një deklaratë të eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, të bërë përmes një postimi në Twitter. Ai kishte ftuar shtetet anëtare të BE-së, që të marrin shembullin e Izrael-it për njohje të Kosovës.  “ Izraeli ka dëshmuar vizion dhe mençuri, duke i ftuar edhe 5 vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, që ta ndjekin shembullin e këtij shteti”. Mandl këtë e deklaratë e kishte bërë në kuadër të një vizite në Izrael ku kishte takuar ambasadoren e Kosovës atje, Ines Demiri.

hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në kohë reale (10 shtator) nga “Lajmi.net”, i cili edhe citohet nga portali i dyshimtë.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Pamfleti.com”:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid025S21giNMP6t35fjReoktwGGSLALiUMZYo3i58dG3wgxCRxXmcToXnPfdrWF9iKHWl&id=101118555235758&__cft__[0]=AZUq4aok-k-l85mA32Qi9iSdIoSQeItea2pMNNcFXKxzjEhxefAFZgBKFVk4Myn5s55B0SzquC7UI-fww-9Vn0DMgULlUBXYjIeHG-Kk7ojX7JmPZichR4OGqWKa6931rWw9fEdEDq23miCxQJjaM6pobAC2lncutfK9H6Ya06z_sviEC3UnqFyX7RgYKNd5sQw&__tn__=%2CO%2CP-R


Ky artikull është publikuar në kohë reale (10 shtator) nga portal i dyshimtë “fakte.buzz”, përmbajtja e të cilit duket se është huazuar nga “Lajmi.net”, por duke i ndryshuar titullin. (shih këtu)

Pra, lajmi është i vjetër, ndërsa kjo faqe është munduar ta paraqesë atë si aktual. Artikulli origjinal dhe në kohë reale është publikuar nga “Lajmi.net” i cili bazohet në deklarimin e eurodeputetit në Twitter. (këtu)

“Faleminderit Ines Demiri për shkëmbimin tonë të shkëlqyer të sotëm në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem. Duke e njohur Kosovën, Izraeli i ka dhënë edhe një herë botës një shembull urtësie dhe vizioni. Faleminderit! ! Pakica e shteteve të BE-së që mungojnë duhet ta ndjek këtë shembull”, kishte shkruar Mandl në profilin e tij zyrtar në Twitter më 9 shtator.” (këtu)


Analiza:

Faqja në Facebook “Pamfleti.com” ka publikuar një lajm të vjetër të muajit shtator, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »