[email protected]
Rrejshëm raportohet se Kurti ka deklaruar se Kosova dhe Turqia kanë nënshkruar marrëveshje për fluturaken luftarake, Kizilelma
shape
shape
shape

Shkroi: Etrit Rexhepi

Në rrjete sociale është publikuar një video-material me mbishkrimin që pretendon se kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Kosova dhe Turqia kanë nënshkruar marrëveshje për fluturaken luftarake, “Kizilelma”.

Videoja është publikuar dje (4 maj) në TikTok nga llogaria me emrin “gladiatorkosova1”.

E vërteta?

Kryeministri Kurti nuk ka deklaruar se është arritur një marrëveshje e tillë.


Vegëza e video-materialit të publikuar nga llogaria “gladiatorkosova1” në TikTok:


E njëjta video është publikuar edhe nga një llogari tjetër në TikTok “Fatmir764” (shih këtu).


Por, hibrid.info ka gjetur se në deklaratat publike të kryeministrit Kurti, nuk është bërë e ditur se është arritur marrëveshja e pretenduar.

Në publikim e një statusi në Facebook, në llogarinë zyrtare, Kurti ka njoftuar për vizitën në kompaninë turke të industrisë së mbrojtjes dhe aviacionit, “Baykar” dhe ka treguar se ka parë nga afër prototipin e fluturakes luftarake pa pilot të kësaj kompanie, të emërtuar Kizilelma (shih këtu).

Ndërsa në pyetjen direkte në lidhje me blerjen e këtyre flutarake, të publikuar në faqen në Facebook të portalit me përmbajtje në gjuhën shqipe, “Raporto24.com”, kryeministri Kurti nuk konfirmoi arritjen e ndonjë marrëveshjeje për blerjen e këtyre flutarakeve dhe shtoi se për çdo zhvillim në lidhje me këtë çështje do të mund të merret vesh më vonë (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi se kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për nënshkrimin e marrëveshjes për blerjen e flutarakeve Kizilelma, ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, është i pa vërtetë.

Nga deklaratat publike të Kurtit, nuk është konfirmuar nënshkrimi i marrëveshjes së pretenduar.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others

Translate »
1406