Shkroi: Etrit Rexhepi
Me 30 mars është publikuar imazh që paraqet një sondazh në lidhje me votat e subjekteve politike në Kosovë, në rast se do të mbaheshin zgjedhjet.
Imazhi është publikuar në TikTok nga llogaria “lagraqsaqi”, në formë të një video-materiali dhe nga një llogari në Facebook me emrin “Albert Sulaj”.
Pas verifikimit nga hibrid.info, është vërtetuar se në imazh mungon autori i realizimit të këtij sondazhi, gjë e cila e bën atë jo të besueshëm.
Hibrid.info po ashtu ka gjetur sondazhin e fundit të publikuar sa i përket zgjedhjeve në Kosovë nga një kompani e autorizuar për çështje të tilla.
Video-materiali i publikuar nga llogaria “lagraqsaqi” në TikTok:
https://www.tiktok.com/@lagraqsaqi/photo/7352087820443372832

Imazhi i publikuar nga llogaria “Albert Sulaj” në Facebook:
Pas hulumtimit nga hibrid.info me anë të makinave të kërkimit, është gjetur sondazhi i fundit i realizuar nga një kompani kredibile, PIPOS, sondazh ky i cili ishte prezantuar me 22 shkurt 2024 në emisionin Rubikon në televizionin “Klan Kosova”. (shih këtu, këtu dhe këtu).

Screenshot nga sondazhi i PIPOS i paraqitur në televizionin KlanKosova
Analiza:
Publikohet një imazh që paraqet një sondazh për mbështetjen e subjekteve politike në Kosovë.
Hibrid.info ka gjetur se në imazh nuk bëhet e ditur se kush është autori i realizimit të këtij sondazhit.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Përmbajtje e pa verifikuar”.
Arsyetimi:
Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.