info@hibrid.info
Sqarim lidhur me postimin e deputetit Basha që përmend raportin e hibrid.info për çrregullimin informativ
shape
shape
shape

Platforma për kontroll të fakteve, hibrid.info, pjesë e organizatës joqeveritare “Action for Democratic Society” (ADS), ka prezantuar më 15 gusht raportin e dytë vjetor për gjendjen e çrregullimit informativ.

Raporti i kategorizon publikimet sipas metodologjisë që e përdor platforma hibrid.info. Raporti i ndan publikimet në bazë të temave të përdorura për krijimin dhe shpërndarjen e përmbajtjeve keqinformuese, fushat në të cilat u shpërndanë ato përmbajtje, llojet e publikuesve që kanë krijuar e shpërndarë përmbajtje keqinformuese, si dhe institucionet dhe personalitetet e përfolura në këto përmbajtje keqinformuese.

Duke përdorur njërin prej grafikoneve të raportit dhe disa statistika të përmendura në të, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka bërë një publikim në llogarinë e tij në Facebook. Në fund, deputeti Basha ka shtuar një fjali që nuk është pjesë e raportit. Ky koment i tij më pas është publikuar si lajm në disa media.

“Fushat me më së shumti keqinformime në kategorinë dezinformatë ndërlidhen me çështjet e sigurisë dhe politikës, dhe 𝐤𝐣𝐨 𝐧𝐚 𝐭𝐫𝐞𝐠𝐨𝐧 𝐬𝐞 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢𝐚 𝐞 𝐑𝐮𝐬𝐢𝐚 𝐣𝐚𝐧ë 𝐚𝐤𝐭𝐢𝐯𝐞 𝐧ë 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐧 𝐭𝐨𝐧ë 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐨 𝐩𝐮𝐧𝐨𝐣𝐧ë 𝐬𝐡𝐮𝐦ë 𝐩ë𝐫 𝐭ë 𝐤𝐞𝐪𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐮𝐚𝐫 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐮𝐧 𝐩ë𝐫 𝐜𝐟𝐚𝐫𝐝𝐨 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢 𝐭ë 𝐊𝐫𝐲𝐞𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐭, 𝐩𝐨𝐫 𝐩𝐚 𝐥ë𝐧ë 𝐚𝐧𝐚𝐬𝐡 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐮𝐦𝐞 𝐧ë 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩 𝐪ë 𝐩𝐨 𝐞 𝐧𝐝𝐢𝐡𝐦𝐨𝐣𝐧ë 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢𝐧ë 𝐞 𝐑𝐮𝐬𝐢𝐧ë 𝐧ë 𝐤ë𝐭ë 𝐤𝐞𝐪𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐢𝐦!” ka shkruar ai.

Për shkak të hapësirës së lënë për keqinterpretim dhe interesimit të mediave për këtë çështje, hibrid.info sqaron se pjesa e publikimit të deputetit Basha: “dhe 𝐤𝐣𝐨 𝐧𝐚 𝐭𝐫𝐞𝐠𝐨𝐧 𝐬𝐞 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢𝐚 𝐞 𝐑𝐮𝐬𝐢𝐚 𝐣𝐚𝐧ë 𝐚𝐤𝐭𝐢𝐯𝐞 𝐧ë 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐧 𝐭𝐨𝐧ë 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐨 𝐩𝐮𝐧𝐨𝐣𝐧ë 𝐬𝐡𝐮𝐦ë 𝐩ë𝐫 𝐭ë 𝐤𝐞𝐪𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐮𝐚𝐫 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐮𝐧 𝐩ë𝐫 𝐜𝐟𝐚𝐫𝐝𝐨 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢 𝐭ë 𝐊𝐫𝐲𝐞𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐭, 𝐩𝐨𝐫 𝐩𝐚 𝐥ë𝐧ë 𝐚𝐧𝐚𝐬𝐡 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐮𝐦𝐞 𝐧ë 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩 𝐪ë 𝐩𝐨 𝐞 𝐧𝐝𝐢𝐡𝐦𝐨𝐣𝐧ë 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢𝐧ë 𝐞 𝐑𝐮𝐬𝐢𝐧ë 𝐧ë 𝐤ë𝐭ë 𝐤𝐞𝐪𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐢𝐦!”, është koment personal i deputetit dhe nuk është pjesë e raportit “Prapa Ekraneve: Raport vjetor për gjendjen e çrregullimit informativ”.

Hibrid.info sqaron se raporti i bazuar në të dhënat e grumbulluara nga platforma ka për qëllim të pasqyrojë gjendjen e çrregullimit informativ në Kosovë në periudhën vjetore korrik 2023 – qershor 2024. Raporti përbëhet prej tri pjesëve kyçe: Shqyrtimin dhe analizimin e të dhënave të monitorimit të periudhës njëvjeçare përmes matjeve të ndryshme në funksion të luftimit të çrregullimit informativ; Krahasimin e të dhënave të monitorimit të periudhës në fjalë me atë paraprake vjetore; dhe trajtimin e zhvillimeve më të fundit lidhur me rregullimin e mediave në Kosovë, përfshirë ndryshimet e fundit ligjore sa i përket rregullimit të mediave kosovare, përfshirë ato online.

*Shih këtu raportin e plotë

Share With Others

Translate »