info@hibrid.info
Sulmi i serbëve në Babimoc, nuk duket të ketë karakter ndëretnik, siç pretendohet nga Qeveria e Serbisë
shape
shape
shape

Artikulli me përmbajtje keqinformuese nga mediumi Kurir.rs u korrigjua pas trajtimit nga hibrid.info (shih artikullin e korrigjuar këtu)


Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë sot (13 shtator) pretendon pa fakte se sulmi ndaj dy pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë, është si rezultat i politikës anti-serbe të, siç thonë, Prishtinës zyrtare dhe Albin Kurtit.

Këtë reagim, ky institucion serb e ka bërë nëpërmjet një komunikate në ueb-faqe zyrtare dhe postimi në Facebook, rreth një rasti të sulmit me thikë ndaj dy banorëve të komunitetit serb në Kosovë, përkatësisht në fshatin Babimoc të Obiliqit gjatë mbrëmjes së kaluar.


Vegëza e reagimit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë:

https://www.facebook.com/KancelarijazaKiM/posts/pfbid05o4cfUQ4fWwvDWQWAhNXGYFajmDyszrUa1opEo249Qa4tSmTySCHXw5YNJGayY26l.


Pjesë të reagimit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë:

Në Babin Most, Nemanja Mitroviq (19) dhe babai i tij u goditën me thikë nga shqiptarët vendas.

Nuk ka dyshim se sulmi ndaj Mitroviqit është pasojë e politikës antiserbe dhe e deklaratave të papërgjegjshme, ndezëse që vijnë çdo ditë nga Prishtina dhe Aljbin Kurti, i cili në këtë mënyrë i vw në shënjestër serbët.

Ky incident thellësisht shqetësues i trembi dhe i shqetësoi serbët në këtë mjedis serb, të cilët nuk ndihen të sigurt as në pragun e shtëpisë së tyre.


Ky reagim i zyrës për Kosovën zuri vend në mediat kryesor në Serbi. (këtu, këtu, këtu)


Zyra për Kosovën sulmin ndaj dy banorëve serb të Kosovës në Babimoc e ka interpretuar si rezultat i politikës, siç e kanë quajtur, anti-serbe të Albin Kurtit dhe Prishtinës zyrtare, pa dhënë ndonjë fakt për këtë.

Ndërsa, në raportin e Policisë të publikuara në media në lidhje me rastin në fjalë, nuk përmendet që incidenti të jetë shkaktuar si rezultat i ndonjë zënke me karakter etnik.

Në fakt, në raport thuhet diçka tjetër:

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se të njëjtit për shkak të një mosmarrëveshje çasti, kanë sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë-thikë dy viktimat meshkuj kosovar”. (këtu)


Bazuar në informacionet e publikuara në media në lidhje me rastin thuhet se kjo nuk është hera e parë që sulmohet banori serb i Kosovës, është sulmuar edhe më herët. Për më tepër, ky grup të rinjsh që e kanë sulmuar, sipas asaj që deklarojnë banorët e fshatit, janë shkaktarë të problemeve në fshat. (këtu)


Analiza:

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë sot ka reaguar në lidhje me një sulm me thikë të dy banorëve serb në Babimoc të Obiliqit, rast që zyra e ndërlidh me, siç pretendon ajo,  politikën anti-serbe të Prishtinës dhe Albin Kurtit.

Raporti i Policisë dhe deklaratat e banorëve të fshatit vlerësojnë se rasti ka ndodh si pasojë e një mosmarrëveshjeje çasti dhe se sulmuesit janë shkaktar të problemeve në fshat.

Bazuar në faktet e lartcekura, hibrid.info vlerëson se pretendimet e zyrës për Kosovën janë të pabaza, dhe klasifikohen si “manipulim i fakteve”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato raportime mediatike që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Share With Others

Translate »