info@hibrid.info
Titujve përgjithësues iu mungon vendndodhja e ngjarjes
shape
shape
shape

Disa portale informative në gjuhën shqipe kanë publikuar dje (21 gusht) artikull mbi një aksident me të vdekur dhe të lënduar.

Në titujt e artikujve të publikuar nga mediat në fjalë nuk është saktësuar se ku ka ndodhur ngjarja.

Hibrid.info ka vërejtur se vendi i ngjarjes në këto artikuj sqarohet në përmbajtje, ku tregohet se bëhet fjalë për aksident tragjik të ndodhur në Turqi.

Në rastin konkret, mos specifikimi i vendit të ngjarjes krijon pa qartësi dhe keqkuptime se bëhet fjalë për lajm të ndodhur në hapësirat shqip-folëse.


Vegëzat e artikujve të publikuar në mediat “Gazeta Shqip”, “Kosova Sot”,  dhe “Agjencia e Lajmeve Sot News”:

https://www.gazeta-shqip.com/bota/tragjedi-autobusi-me-pasagjere-humb-kontrollin-dhe-bie-ne-humnere-12-te-vde-i1228288?fbclid=IwAR1am2QsvxOr16IsEVmCo-EeyLxcNY9-LY25ag6d-1EDEWVdUHupnSXuLMk

https://www.kosova-sot.info/lajme/685403/aksidentohet-nje-autobus-raportohet-per-disa-te-vdekur/?fbclid=IwAR1sesfWHNntliFqh1rPEyWkTBq55PPd76IlJvOPhQZYGRvNK89SlKhe-BE

https://sot.com.al/bota/aksident-tragjik-autobusi-bie-nga-30-metra-lartesi-raportohet-per-12-te-vde-i606740?fbclid=IwAR06_A8YYQo8Max70i5kmfH32KC1cjFvmQ7u9OOzeO0tUAXBAbwM6E-4rz4


Artikujt janë shkruar në gjuhën shqipe si dhe mediat në fjalë janë subjekte të regjistruara si biznese në hapësirat shqip-folëse, pra “Gazeta Shqip” dhe “Agjencia e Lajmeve Sot News” në Shqipëri (këtu dhe këtu) si dhe portali i informativ “Kosova Sot” është i regjistruar në Kosovë. (shih këtu)

Andaj edhe për këto arsye, hibrid.info vlerëson se mos saktësimi i vendit se ku ka ndodhur ngjarja, në titujt e këtyre artikujve, mund të ndikojë që lexuesi të keqkuptojë se ngjarja ka ndodhur në hapësirat shqip-folëse.

Po ashtu hibrid.info ka gjetur artikuj të shkruar në mediat e huaja në lidhje me ngjarjen, që vërtetojnë se ngjarja ka ndodhur në Turqi. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Disa portale në gjuhën shqipe kanë publikuar artikuj në lidhje me një aksident tragjik të ndodhur në Turqi.

Portalet nuk e kanë bërë të qartë vendin e ngjarjes në titujt e tyre.

Paqartësia në titujt e këtyre artikujve, nisur nga fakti se mediat në fjalë janë të regjistruara si biznese në Kosovë dhe Shqipëri, në dy vendet me numrin më të madh të popullatës shqip-folëse, lë hapësira tek lexuesi për keqkuptim se ngjarja ka ndodhur diku në këto dy vende.

Andaj bazuar edhe në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson artikullin si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »