info@hibrid.info
Titull përgjithësues që nuk qartëson vendndodhjen e ngjarjes
shape
shape
shape

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (18 maj) një artikull me titull “Shoferi kishte pirë drogë, makina bie në liqen, vdes një fëmijë dhe dy vajza”.

Pas verifikimit të fakteve të paraqitura në përmbajtje, hibrid.info ka vërtetuar se titulli nuk qartëson se në cilin vend ka ndodhur kjo ngjarje.

Vendndodhja e ngjarjes sqarohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet se “Tre persona kanë humbur jetën, pasi makina me të cilën ata udhëtonin, ra në liqenin e Bilecik. Ngjarja e rëndë ndodhi në Turqi, ndërsa policia ka vënë në pranga shoferin 36-vjeçar, Yunus K.”.

Duke e ditur se ky portal informativ është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), titulli në fjalë, mund t’i dezinformojë lexuesit se kjo ngjarje ka ndodhur në vendin tonë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/675760/shoferi-kishte-pire-droge-makina-bie-ne-liqen-vdes-nje-femije-dhe-dy-vajza/?fbclid=IwAR2POmB2os8lPIQVTAaeHarAr–1igJHVBrmSYvGjeQWS7kVuscTXlBpnnY


Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se kjo ngjarje ka ndodhur në Turqi, hibrid.info ka arritur ta gjejë artikullin e publikuar në mediumin online turk “Trthaber.com”. (shih këtu)


Analiza:

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull në lidhje me një aksident në Turqi, si pasojë e së cilit kanë humbur jetën tre persona, por që në titull nuk sqarohet se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja.

Mediumi online “kosova-sot.info”, i cili është portal, që vepron në Kosovë duke u bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook, numrin më të madh të lexuesve i ka nga Kosova. Prandaj, mosdhënia e informacioneve për vendin e ngjarjes, nga ky portal, shumë lehtë mund të rezultojë me dezinformim të lexuesve, duke i bërë të mendojnë se kjo ngjarje ka ndodhur në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »