Shkroi: Fatbardh Dema
“Të shtënat me armë zjarri/ Dalin PAMJET, ja momenti kur 4 autorët adoleshentë qëllojnë për vdekje tre persona”, mban titullin një artikull i publikuar dje (9 prill).
Artikulli u publikua në portalin në gjuhën shqipe “gazeta-shqip.com”.
Çka nuk shkon me këtë artikull?
Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se titulli është përgjithësues, që nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja.
Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në Virginia të ShBA-së.

Nisur nga fakti që ky portal informativ është i regjistruar në Shqipëri (shih këtu) dhe përmbajtjet e publikuara nga ky portal janë në gjuhën shqipe, titulli në fjalë, lë vend për keqinformim te lexuesit se ngjarja ka ndodhur në ndonjë nga vendet shqip-folëse.
Për të vërtetuar edhe më tej faktin se ngjarja ka ndodhur në Virginia, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar nga mediumi amerikan “NBC NEWS”.
Analiza:
Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se një portal informativ në gjuhën shqipe ka publikuar një artikull lidhur me një ngjarje të ndodhur në ShBA, por në titull nuk ka sqaruar vendndodhjen e saj, duke nënkuptuar mundësinë e ngjarjes në territorin e ndonjërit prej shteteve shqip-folëse në rajon për shkak të audiencës që ka.
Bazuar në metodologjisë e punës, hibrid.info këtë artikull e vlerëson si “Clickbait”.
Arsyetimi:
“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.