Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (05 mars) një artikull me titull “Policët sulmohen me mol’otov, shkatërrohen bizneset në qendër”.
Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i artikullit është përgjithësues, që nuk qartëson se për cilin vend bëhet fjalë. Po ashtu, edhe fotografia e përdorur nuk lë hapësirë për tu kuptuar se ku ka ndodhur ngjarja.
Lajmi qartësohet në përmbajtje, ku thuhet se tensione ka pasur gjatë protestës në qendër të Athinës ër tragjedinë e ndodhur të martën në afërsi të Larisës, ku si pasojë e përplasjes së trenave, humbën jetën të paktën 57 persona, mes tyre 6 shqiptarë.
Duke ditur se ky portal është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), kjo mund t’i keqinformojë lexuesit se ky lajm ka të bëjë me vendin tonë.
Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:
Pjesë të artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:
Tensione kanë shpërthyer sot gjatë protestës në qendër të Athinës për tragjedinë e ndodhur të martën në afërsi të Larisës, ku si pasojë e përplasjes së trenave, humbën jetën të paktën 57 persona, mes tyre 6 shqiptarë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Qytetarët u mblodhën në orën 10:00, por vetëm pak më vonë kanë nisur episodet e para të incidenteve.
Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se ngjarja ka ndodhur në Berlin, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në disa mediume online si “Aljazeera.com” dhe “Reuters.com”.
Analiza:
Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull lidhur me sulme ndaj policëve me molotov dhe shkatërrimin e bizneseve në qendër. Por, në titull nuk sqarohet se në cilin vend ka ndodhur ngjarja.
Ky medium online është portal i cili vepron në Kosovë dhe që numrin dominues të lexuesve i ka nga Kosova, bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook. Pra, mosdhënia e informacioneve për vendin e ngjarjes, shumë lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit, duke i bërë të mendojnë se kjo ngjarje ka ndodhur në Kosovë.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.
Arsyetimi:
Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.