[email protected]
Titulli nuk qartëson se ngjarja ka ndodhur në Basel
shape
shape
shape

Shkroi: Endrit Berisha

“Çfarë po ndodh? ALARM për bombë, evakuohet aeroporti…” mban titullin një artikull i publikuar nga portali në gjuhën shqipe “liberale.al”.

Artikulli u publikua të premten (26 korrik) dhe u shpërnda në disa faqe në Facebook.

Çka nuk shkon me këtë titull?

Nëpërmjet titullit nuk është bërë e ditur se ngjarja ka ndodhur në Basel të Zvicrës, në Aeroportin Basel Mulhouse. Portali që e ka publikuar artikullin është në gjuhën shqipe. Mosqartësimi në titull se ku ka ndodhur ngjarja, lë hapësirë që audienca të mendojë se ajo ka ndodhur brenda territorit shqipfolës.


Vegëza e artikullit të publikuar nga “liberale.al”:

https://archive.is/T5Z7z

Në artikull sqarohet se rasti ka ndodhur në Basel, në kufirin franko-zviceran e se evakuimi ka ndodhur pas paralajmërimit për bombë.

Artikulli përdor fotografi të vendit të ngjarjes, me disa ushtarë të pranishëm.

Pjesa hyrëse e artikullit:

Një aeroport, i cili ndodhet në Alsace, në kufirin franko-zviceran, u evakuua për arsye sigurie mesditën e së premtes, pak orë pas sabotimit që shkaktoi ndërprerje në rrjetin hekurudhor francez përpara ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike.

Artikulli i portalit në fjalë u shpërnda nga disa faqe në Facebook (shih këtu, këtu, këtu, këtu dhe këtu)


Çka ndodhi në këtë aeroport?

Të premten në mëngjes, Aeroporti Basel-Mulhouse u evakuua pas një kërcënimi me bombë. Sipas raportimit të “20min.ch” të gjithëve iu kërkua të largoheshin e të pritnin jashtë. Operimet u rifunksionalizuan pasdite.


Analiza:

Në Aeroportin franko-zviceran të Baselit ka pasur alarm për bombë të premten dhe për disa orë janë ndërprerë operimet.

Por portali “liberale.al” duke raportuar për ngjarjen, nëpërmjet titullit, nuk ka treguar se ajo ka ndodhur në Basel.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »