Portali informativ “gazeta-shqip.com” ka publikuar dje (14 korrik) artikullin me titull “Mbyllet plazhi i njohur që vinte në rrezik jetën e pushuesve, ja çfarë u gjet në resortin luksoz”.
Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se titulli i këtij artikulli është përgjithësues që nuk qartëson se për plazhin e cilit shtet bëhet fjalë.
Pasi të klikohet vegëza e artikullit, atëherë qartësohet lajmi, ku shkruan “Plazhi Sofular në vendpushimin e Detit të Zi Sile pranë Stambollit u mbyll pasi u gjetën 28 ??mina të pashpërthyera, thanë autoritetet”.
Duke u bazuar në seksionin “TE DHENAT PERSONALE” në ueb-faqen e këtij portali informativ, ku adresa e tij shfaqet të jetë në Tiranë (shih këtu), kjo bën që titulli përgjithësues të lë vend për keqinformim te lexuesit se ngjarja ka ndodhur në ndonjë plazh të Shqipërisë.
Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “gazeta-shqip.com”:
Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se lajmi ka të bëjë me mbylljen e një plazhi në Turqi, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në disa media turke. (shih këtu dhe këtu)
Analiza:
Pas verifikimit e fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se portali “sot.com.al” ka publikuar një artikull lidhur me mbylljen e një plazhi në Turqi, pasi në të janë gjetur 28 mina, por në titull nuk sqarohet se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.
Arsyetimi:
Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.