Twitter është duke e testuar një opsion të ri, i cili do të shërbejë për t’i pyetur përdoruesit nëse dëshirojnë të lexojnë një artikull përpara se ta ri-shpërndajnë (retweet) atë.
Një kërkesë e re do të shfaqet nëse përdoruesit përpiqen të ri-shpërndajnë artikuj të postuar nga përdorues tjerë, pa i lexuar fare ata.
Ky filtër i Twitter-it, i cili po provohet fillimisht vetëm për përdoruesit e Android, vjen pas diskutimeve të shumta që po bëhen në qarqe të ndryshme rreth parandalimit të shpërndarjes të lajmeve të rreme në rrjete sociale.
Në qëndrimin e Twiterr-it thuhet: “Shpërndarja e ndonjë artikulli mund të nxisë debate, kështu që ju duhet ta lexoni para se ta shpërndani atë”.
Udhëheqësi i këtij produkti të Twitter-it, Kayvon Beykpour tha se “është bërë e lehtë së fundmi që një vegëz/artikull të bëhet shpejtë virale në Twitter”.
“Kjo mundësi është e mirë, por nganjëherë mund të jetë e rrezikshme, posaçërisht nëse njerëzit nuk e lexojnë përmbajtjen të cilën e shpërndajnë”.
“Ky filtër i inkurajon njerëzit që të lexojnë artikullin para se ta shpërndajnë atë”.
Sipas drejtuesve të Twitter-ti, ky filtër i zvogëlon mundësitë e shpërndarjes së artikujve që manipulojnë me tituj, për aq kohë sa lexuesit arrijnë ta kuptojnë të gjithë përmbajtjen e tij.
Twitter ka hasur shpesh në kritika për mos angazhim të duhur në luftën kundër shpërndarjes së lajmeve të rreme dhe dezinformatave në platformën e tyre.
(Artikull i standard.co.uk)