info@hibrid.info
Vendosja e flamujve në Kllokot interpretohet pa fakte si frikësim i serbëve dhe hap për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”
shape
shape
shape

Disa media në gjuhën serbe kanë publikuar më 27 nëntor artikuj në lidhje me vendosjen e flamujve kombëtar shqiptar në komunën e Kllokotit, vendbanim me shumicë serbe.

Artikulli është i bazuar në një reagim të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, përmes së cilit bëhet një interpretim i pabazuar për arsyen e vendosjes së këtyre flamujve. Në këtë reagim, vendosja e flamujve, quhet si një përpjekje tjetër për të frikësuar popullin serb në atë pjesë të Kosovës.  

Artikujt janë të ilustruar me fotografi nga vendi i ngjarjes dhe ky institucion serb pretendon pa fakte se ky veprim nuk mund të interpretohet ndryshe veçse si një provokim dhe një hap tjetër drejt krijimit të “Shqipërisë së Madhe”.

Vegëza e artikujve të publikuar në mediat në gjuhën serbe:

https://www.kosovo-online.com/vesti/politika/kancelarija-za-kim-isticanje-zastava-albanije-pokraj-srpskih-kuca-u-klokotu-jos

Vegëza e deklaratës së Zyrës për Kosovën:

https://kim.gov.rs/v4964.php

Pjesë të artikullit të publikuar në faqen e Zyrës për Kosovën:

Shfaqja e flamujve kuq e zi në Kllokot, në prag të festës së flamurit shqiptar, është një përpjekje tjetër për të frikësuar popullin serb në atë pjesë të krahinës sonë jugore.

Flamujt shqiptarë nuk kanë asgjë për të kërkuar pranë shtëpive serbe në Pomoravljen e Kosovës dhe Kishës së Shën Pjetrit dhe Palit, prandaj ky “dekorim” i papërshtatshëm nuk mund të interpretohet ndryshe veçse si një provokim dhe një hap tjetër drejt krijimit të “Shqipërisë së Madhe”.


Për rastin e ndodhur në Kllokot, Zyra për Kosovën nuk ofron fakte konkrete rreth ngjarjes dhe pretendimit të bërë si një përpjekje tjetër për të frikësuar popullin serb në atë pjesë të Kosovës.

Për më tepër, interpretimi i zyrës se kjo po bëhet si një provokim dhe një hap tjetër drejt krijimit të “Shqipërisë së Madhe”, është pretendim tendencioz dhe i pabazuar në fakte konkrete.

Në këtë reagim, nuk jepen fakte rreth asaj se kush i vendosi këta flamuj.

Nga komuna e Kllokotit nuk është publikuar ndonjë reagim (këtu). Gjithashtu as nga ministritë përkatëse si ajo e Infrastrukturës apo e Pushtetit Lokal, që janë institucionet tjera qendrore, në veprimtarinë e të cilave hynë mbikëqyrja e magjistraleve përkatësisht pushteti lokal (shih këtu dhe këtu), nuk kanë bërë ndonjë publikim për organizmin e një aktivitetit të tillë (vendosje të flamujve).

Pra, nuk ka fakte se një aktivitet i tillë është bërë i organizuar nga institucione të Kosovës, përkundrazi, duke mos pasur fakte për palën që ka marrë këtë iniciativë, nuk qëndron pretendimi se vendosja e këtyre flamujve është veprim i organizuar për t’i frikësuar serbët apo për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, siç pretendohet në reagimin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.


Analiza:

Mediumet në gjuhën serbe kanë publikuar deklaratën e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, në lidhje me vendosjen e flamujve kuq e zi në Kllokot, vendbanim me shumicë serbe.

Zyra pretendon në mënyrë tendencioze se ky veprim është një përpjekje tjetër për të frikësuar popullin serb, si dhe një hap tjetër drejt krijimit të “Shqipërisë së Madhe”.

Në bazë të metodologjisë së punë, hibrid.info, vlerëson se ky artikull nuk ofron fakte konkrete për pretendimet e ofruara dhe klasifikohet si “manipulim i fakteve”, dhe “teori konspirative”.


Vlerësimi

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato raportime mediatike që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Share With Others

Translate »