[email protected]

Performanca në “Ulpiana Fest” paraqitet rrejshëm si urrejtje e shqiptarëve myslimanë ndaj katolikëve

Shkroi: Fatbardh Dema Në median sociale X (ish-Twitter) janë publikuar disa fotografi në të cilat paraqiten disa kryqe (simbol i të krishterëve) në flakë. Përmes këtyre fotografive, llogaria në gjuhën angleze “Global Dissident” ka pretenduar se kjo vepër është kryer nga shqiptarët myslimanë, duke shtuar se kjo është bërë si shenjë urrejtje ndaj katolikëve. Cila […]

Imazhi nuk paraqet librezën e anëtarësimit të Kamala Harris në Partinë Komuniste (BRSS)

Shkroi: Fatbardh Dema Përmes një imazhi paraqitet një librezë me fotografinë dhe emrin e zëvendëspresidentes amerikane Kamala Harris, duke pretenduar se ajo ishte anëtare e partisë komuniste të ish-Bashkimit Sovjetik (BRSS). Ky pretendim u publikua në gjuhën shqipe nga faqja “Patriotët E Botës Re” në Facebook. E vërteta? Pas hulumtimit në lidhje me këtë fotografi, […]

Nuk ka konfirmim se Kosova do të pajiset me automjetin e blinduar shqiptar “Shota”

Shkroi: Fatbardh Dema Përmes një postimi në Facebook pretendohet se është konfirmuar që ushtria e Kosovës do të pajiset me automjetin e parë shqiptar të blinduar “Shota”, i prodhuar nga kompania shqiptare Timak. Pretendimi u bë nga faqja “Kosova Armed Forces” në Facebook me datë 30 gusht. E vërteta? Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, […]

Përgatitjet për parakalimin ushtarak në Sllovaki paraqiten rrejshëm si pajisje që po vijnë nga Amerika në Kosovë

Shkroi: Endrit Berisha Nëpërmjet një video-publikimi në median sociale TikTok është pretenduar se pamjet shfaqin pajisje ushtarake që janë nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në drejtim të Kosovës. “GATI PER KOSOVEN PO VINE FALIMINDERIT USA” është mbishkrimi që llogaria “fskkosova2024” i ka vënë publikimit të bërë më 1 shtator. Çka nuk shkon […]

Rishikimi i javës: Lajme të rreme për armatosjen e FSK-së, mashtrim me sondazh në lidhje me zgjedhjet

Përgatiti: Festim Rizanaj Si rezultat i gjetjeve dhe trajtimeve të keqinformatave të publikuara gjatë javës që shkoi, lajmet e rreme janë ato që dominuan ekosferën keqinformuese. Lajmet e rreme janë publikuar në media sociale, në Facebook, Tiktok dhe X. Në Facebook u publikuan pretendimet se Ushtria e Kosovës është furnizuar me pajisje ushtarake nga Turqia […]

Me anë të një imazhi të manipuluar pretendohet rrejshëm se AAK dhe LDK kanë dërguar në Kushtetuese vendimin për rritjen e pagës minimale

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet një imazh me mbishkrimin ku pretendohet se dy subjektet politike opozitare në vend, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese rritjen e pagës minimale. Përmbajtja është publikuar dje (29 gusht) nga një llogari në TikTok me emrin “toke.ilirodardane”, përmes një […]

Konspirohet se dënimi i Zlatkoviqit për nxitje të përçarjes është qëllim i Prishtinës për shtypje dhe frikësim të serbëve

Shkroi: Endrit Berisha Dënimi i Sasha Zlatkoviqit me burgim prej pesë muajsh pasi pranoi akuzën për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit është interpretuar si “qëllim i Prishtinës për shtypje dhe intimidim të serbëve”. Pretendimi është bërë nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë në një komunikatë për media të premten (30 gusht). Çka nuk […]

Pretendohet rrejshëm se në fund të vitit FSK-ja do të pajiset me fluturaken pa pilot “Kizilelma”

Shkroi: Fatbardh Dema Përmes një postimi u pretendua se në fund të këtij viti Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të pajiset me fluturaken pa pilot, Kizilelma. Ky postim u publikua dje (29 gusht) në Facebook nga faqja “Diaspora me Albinin”, e cila numëron afër 80 mijë ndjekës. E vërteta? Pas hulumtimit të kryer, […]

Translate »