info@hibrid.info
Rusia sulmon Ukrainën me fushatë dezinformuese
shape
shape
shape

Artikull nga ShareAmerica



Për vite me radhë, mediat ruse të financuara dhe të drejtuara nga shteti kanë promovuar tregime të rreme dhe provokuese për Ukrainën (shih këtu). Këtë e bëjnë për të rritur ndikimin në opinion. E portretizojnë qeverinë e Ukrainës si një nxitës të dhunës, madje edhe kundër civilëve të saj.

Në prill 2021, një media ruse raportoi se një djalë i ri u vra në rajonin lindor të Donbasit nga një dron i forcave të armatosura ukrainase. Familja e djalit nuk e konfirmoi ngjarjen. Asnjë organizatë zyrtare e besueshme, si Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), anëtare e së cilës është Rusia, nuk e konfirmoi as këtë raport.

OSBE dhe media e pavarur publikuan raporte të mëvonshme që zbuluan se djali kishte vdekur në rajon, por jo nga një sulm me dron ose për shkak të ndonjë veprimi që përfshin forcat e armatosura ukrainase. Megjithatë, mediat në Evropë, të financuara nga Kremlini, vazhduan të raportojnë sulmin me dron si shkakun e vdekjes së djalit. Një media e përshkroi atë si një “akt terrorizmi”.

Kjo histori e rreme ndjek vazhdën e dezinformimit të Rusisë. Mësoni më shumë rreth këtij dhe shembujve të tjerë të dezinformatave të financuara nga Kremlini në një raport të ri (shih këtu) nga Qendra Globale e Angazhimit të Departamentit të Shtetit.



(ShareAmerica është platforma e Departamentit të Shtetit të SHBA-së për komunikimin e politikës së jashtme amerikane në mbarë botën. Në këtë platformë publikohen e shpërndahen artikuj, ngjarje, tregime dhe imazhe bindëse që ndezin diskutime dhe debate mbi tema të rëndësishme si liria fetare, sundimi i ligjit, prosperiteti ekonomik, dinjiteti njerëzor dhe sovraniteti).

Share With Others

Translate »