[email protected]
Nuk do të ketë mbyllje të shkollave
shape
shape
shape

“Gazeta Aktive” ka publikuar në rrjetin social Facebook një artikull rreth mbylljes së shkollave nga dita e hënë.

Ky artikull përmban titull të sajuar, i cili nuk përputhet me tekstin. Përderisa në titull paralajmërohet mbyllje të shkollave, në përmbajtje gjendet lajmi rreth gjendjes me virusin korona nëpër shkollat e Kosovës.

Faqja “Gazeta Aktive” në Facebook numëron mbi 70 mijë ndjekës, ndërsa ueb-faqja e saj e dyshimtë quhet “ourbdnews24.com”.

Teksti i artikullit të publikuar nga “Gazeta Aktive”:

Nese vazhdon keshtu nga e hena do mbyllen shkollat ja arsyeja…

Që nga shtatori deri më sot në Kosovë janë infektuar me koronavirus 395 mësimdhënës, 240 nxënës dhe 35 personel nëpër shkolla.

Ndërsa janë shëruar 64 mësimëdhës, 58 nxënës dhe 13 nga personeli.

Kujtojmë, që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para pozitive me COVID-19 në Kosovë, numri i të infektuarve deri më tani ka shkuar në 30 mijë e 495. Ndërkaq shkak i infektimit me koronavirus deri më tani kanë vdekur 849 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 337 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17.878 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.768”, thueht në raportin 24 orësh të IKSHPK-së./

Vegëza e artikullit të publikuar nga “Gazeta Aktive”:

https://ourbdnews24.com/ons/archives/959?fbclid=IwAR3gkFfPHFBiAHyDJCAeKisQuify9xXoZ6DkcYSVM-lJGILa4GGaKRWPZwQ

Ky portal i dyshimtë ka marrë tekstin e lajmit rreth gjendjes me virusin Korona nëpër shkollat në Kosovë, të cilit i ka jap qasje tjetër duke përdorur titull të rremë.

Më poshtë mund të shihni artikullin origjinal të publikuar nga disa media online:

https://www.syri.net/syri_kosova/covid-19/187610/qindra-mesues-e-nxenes-me-covid-19-kjo-eshte-gjendja-me-koronavirus-neper-shkollat-e-kosoves/


Analiza:

Titulli i artikullit nga “Gazeta Aktive” është i rremë dhe nuk përputhet me përmbajtjen. Pas analizës së fakteve të kontrolluara, ky shkrim u kategorizua nga hibrid.info si “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others