[email protected]
Edukimi medial si mbrojtje ndaj dietave të pashëndetshme
shape
shape
shape
EDU

Shkruan Argnesë Haxhiaj

Fillimi i stinëve të ngrohta shënon prapë atë pjesë të vitit ku mediat janë edhe më të stërmbushura me reklama për shtim/humbje peshe ose me ‘trupin ideal’.

Mjafton vetëm një kërkim për një produkt dietal, dhe falë algoritmeve e databazave e gjithë bota digjitale mbushet me të tilla produkte. Në anën tjetër, ‘pesha ideale’ është pjesë e përmbajtjes mediale, e cila promovohet nga prezantuesit përmes produkteve. Produktet të cilat ofrohen si ‘zgjidhje’ nga mediat shpesh janë të pa verifikuara nga profesionistet, zakonisht me efekte anësore, të dëmshme për përdoruesit, dhe që më shumë nuk garantojnë sukses, anë këto të cilat nuk paraqiten në imazhin e përgjithshëm. Produktet të tilla ofrojnë zgjedhje të menjëhershme dhe të palodhshme.

Format ideale trupore që paraqiten përmes modelit/es për promovim të një produkti dietal, në të shumtën e rasteve është manipulues, pasi që si rezultat paraqiten figurat e personave që jo domosdoshmërish e kanë përdorur produktin, por janë individ të kontraktuar nga kompania për vendosjen e këtyre ‘standardeve të bukurisë’.

Ky reklamimi çorientues është çdokund duke i synuar konsumatorët e mundshëm që dëshirojnë zgjidhje të menjëhershme. Mirëpo, kur puna vije tek humbja/shtimi i peshës ose shëndeti nuk ekziston një ‘shkop magjik’ për arritjen e synimeve. Konsumatorët e dëshpëruar për arritjen e ‘pamjes ideale’ e harrojnë këtë fakt dhe bien pre e këtyre produkteve. Rrjedhimisht, media ka një ndikim të rëndësishëm në sjelljen e përdoruesve, sidomos të rinjve, në lidhje me ushqimin, dietën, çrregullimet e të ngrënit, imazhin e trupit, nënpeshën dhe mbipeshën.

Ndër vite janë përdorur shumë strategji për të adresuar efektet e mediave në shëndet si: rregullimi i përmbajtjes mediale, kufizimi i përdorimit të mediave nga fëmijët si dhe implementimi i qasjes së marketingut social. Mirëpo, 10-15 vitet e fundit, edukimi mbi median dhe informacionin është duke u cilësuar si qasja më frytdhënëse.

Edukimi medial, na mëson se a mund të besojmë çdo gjë që shohim dhe dëgjojmë në reklama apo duhet shikuar me një sy kritik.

Kësisoj përmes tij, ekspozimi në pamje të tilla bën që të ndezën filtrat e medimit kritik/ kriticizmit/ dhe natyrshëm të parashtrohen pyetjet:

  1. Kush e ka krijuar këtë reklamë?
  2. Pse jam duke e parë unë këtë reklamë? A jam produkt/ apo konsumator?
  3. Cili është qëllimi i reklamës? (Për shembull, a ka për qëllim të edukojë, argëtojë ose informojë, apo shes?)
  4. Cila audiencë synohet; çfarë clues paraqiten?
  5. Çfarë është lënë jashtë/ Cila anë nuk promovohet/paraqitet dhe pse? Dhe, ku mund të gjinden përgjigjet për atë që mungon?
  6. A është realiste/ A i afrohet realitetit reklama?

Premtimet fantastike të reklamave  nuk janë të vështira për tu gjetur, por sa janë realiste. Kësisoj, përkufizimi i Potter se ‘’Edukimi Medial është perspektiva të cilën ne e përdorimin aktivisht kur e ekspozojmë vetveten ndaj medias në mënyrë që t’i interpretojë kuptimin e mesazheve në të cilat hasim ”, tregon se si përmes tij mund të analizojmë përmbajtjet e ndryshme. Duke qenë se gjuha konotative e cila është e shoqëruar me pamje konotative e përdorur në reklama janë jashtëzakonisht bindëse dhe audienca shpesh ka tendencën që të ndikohet nga pamja apo fjalët. Aplikimi i standardeve të argumentimit të reklamave dietale, ose pajisja me mendim kritik/ ose pajisja me EMI shpërfaq dallimet mes diskursit bindës dhe atij argumentues që përdoren nga menaxheret e marketingut për të pasur ndikim dhe sukses në shitjen e produktit.

Edukimi vizuel, gjithashtu, është një ndër aftësitë që duhet të zhvillohet nga të rinjtë/studentet. Shembujt me imazhet e reklamave, mund të përdoren si mundësi për të zhvilluar aftësive e të menduarit kritik. Por, si? Fillo, duke kërkuar për reklama për shtim/humbje peshe.

  • Përdorni ato përmbajtje për t’i mësuar nxënësit jo vetëm për teknikat bindëse, por edhe për shkrimet argumentuese,
  • Kërko nga nxënësit të identifikojnë audiencën, qëllimin, formulimin e fjalëve, dhe teknikat audio vizuele.

Përveç këtyre, para çdo reklamimi, audienca gjithashtu duhet të ketë parasysh pikat e më poshtme në mënyrë që të mos bien pre e qëllimeve fitimprurëse të kompanive të ndryshme dhe të ruaj shëndetin e tyre:

  1. Cilat teknika të reklamimit përdoren për të tërhequr vëmendjen e një shikuesi dhe për ta bërë reklamën të besueshme?
  2. Çfarë i thotë reklama shikuesit? Cilat mënyra jetese, vlera, mendime dhe këndvështrime përfaqësohen?
  3. Kush bën para ose përfiton nga reklama?
  4. Çfarë e bën reklamën të paragjykuar në një farë mënyre? Si demonstrohet ky paragjykim?
  5. Si mund ta kuptojnë disa njerëz këtë reklamë ndryshe nga të tjerët?
  6. A do të pajtoheshin të gjithë shikuesit për atë që reklamohej dhe qëllimin e reklamës?
  7. A do ta besonte dikush këtë reklamë? Pse ose pse jo?
  8. A jeni dakord me reklamën? Pse ose pse jo?

Zhvillimet teknologjike kanë krijuar hapësira të mahnitshme për zhvillimin e bizneseve, por ka rritur numrin e reklamimit çorientues dhe i ka bërë të gjitha moshat edhe më të prekura nga ky fenomen. Andaj, përveç censurimit, vendet duhet të gjejnë metoda të tilla si pajisja e shoqërisë me EMI që ajo të jetë e mbrojtur nga qëllimet përfituese ose tregu.

Share With Others