[email protected]
Publikohen artikuj me shpallje mashtruese: Pretendohet rrejshëm se banesa në shitje kushton 13 mijë euro
shape
shape
shape

Disa portale të dyshimta kanë publikuar një artikull me pretendimin se një banesë në qendër është në shitje me një çmim prej 13 mijë eurosh.

Hibrid.info ka verifikuar faktet dhe ka vërtetuar se artikulli është i sajuar, pasi i njëjti është publikuar vetëm për të grumbulluar klikime përmes rrjeteve sociale.

Stafi i hibrid.info ka gjetur se kjo banesë ka qenë në shitje në vitin 2016, me një çmim prej 56 mijë euro, ndërsa tani është publikuar nga këto portale të dyshimta të cilat kanë mashtruar lexuesit e tyre, duke i shtyrë ata të klikojnë në të.

Teksti i kësaj shpallje që është publikuar në portalet e dyshimta “gazetashqipe.com”, “worldnetpress.com” dhe “klikoshqip.com”:

URGJENT: Shitet banesa tre dhomëshe e mobiluar për 13,000 euro në qendër

Shitet banesa tredhomëshe e mobiluar 13,000 euro/Banesa ka sallon me kuzhine, dy dhoma fjetje, banjo, korridor dhe ballkon. Banesa gjithashtu ka ne shfrytëzim hapesiren e jashtme pasi vetëm ajo ka qasje ne te dhe është e rrethuar enkas për ketë banese…

Banesa gjendet ne kat përdhese e larte dhe ka 64 m2 ne flete poseduese ndërsa faktike mbi 70 m2.

Vegëzat e artikullit të publikuar në këto portale të dyshimta:

https://gazetashqipe.com/2021/06/24/urgjent-shitet-banesa-tre-dhomeshe-e-mobiluar-per-13000-euro-ne-qender/?fbclid=IwAR0P6n9yOXYONObDzJ8BA3UR7JTw3-ifUuM3HgaZBTNzoK9vvDrjdixZbJs
https://gazetashqipe.com/2021/06/24/urgjent-shitet-banesa-tre-dhomeshe-e-mobiluar-per-13000-euro-ne-qender/?fbclid=IwAR0P6n9yOXYONObDzJ8BA3UR7JTw3-ifUuM3HgaZBTNzoK9vvDrjdixZbJs

https://worldnetpress.com/urgjent-shitet-banesa-tre-dhomeshe-e-mobiluar-per-13000-euro-ne-qender/?fbclid=IwAR1vAQyXf4qMDIGasywQGlGiyD0NT8PucHb5U8DmCsqEfrz_RqwwdviL_X4

https://klikoshqip.com/news/3582?fbclid=IwAR1cBWANsv8DJ4a3LVGJOVjJDogOM6c6gbJnq9LM-2ReQdeorZMbRtRZZUQ
https://klikoshqip.com/news/3582?fbclid=IwAR1cBWANsv8DJ4a3LVGJOVjJDogOM6c6gbJnq9LM-2ReQdeorZMbRtRZZUQ

Në këta artikuj vërehet qartë se mungon numri kontaktues apo shitësi i kësaj banese, që dëshmon pavërtetësinë e pretendimit në titull.

Hibrid.info, ka gjetur këtë shpallje në vitin 2016, e cila është publikuar nga Agjencioni për Patundshmëri “Vatra e Kosovës”, ku shihet qartë se çmimi i këtij apartamenti ishte 56 mijë euro, e jo siç pretendohet rrejshëm në titullin e artikullit të publikuar në këto portale të dyshimta.

Postimi i shpalljes nga “Vatra e Kosovës” në shtator të vitit 2016:

https://www.facebook.com/vatraks/posts/302895800086444/


Analiza:

Këto portale të dyshimta kanë përdorur një përshkrim të një shpalljeje të vjetër për shitjen e një banese, të cilin e kanë publikuar me pretendimin ta paraqesin si aktuale, duke mashtruar në titull se gjoja kjo banesë është urgjentisht në shitje me një çmim prej vetëm 13 mijë eurosh.

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në disa faqe në Facebook si “Gazeta Arbëria”, “Balkan Express” dhe “Hej O Bir”, të cilat kanë arritur të grumbullojnë numër të madh reagimesh dhe komentesh.

Pas verifikimit të fakteve, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerëruar këtë artikull si “mashtrim”.

Share With Others