Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi se Mali i Zi do t’i bashkohet “Ballkanit të Hapur”, i paargumentuar

HIBRID

Portali online i Radio Televizionit të Kosovës “Rtklive.com”, dje (23 maj) ka publikuar një artikull me titull “Mali i Zi i bashkohet ‘Ballkanit të Hapur’?”.

Në përmbajtje të artikullit nuk argumentohet pretendimi i bërë në titull. Autori bazohet në deklaratën e shefit të Grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla i cili, në një paraqitje të bërë në Kuvend kishte thënë se “në javët në vijim, edhe një tjetër vend do t’i bashkëngjitet Ballkanit të Hapur” (shih këtu). Por Balla, në këtë paraqitje nuk ka specifikuar shtetin, siç pretendohet, e aq më pak Malin e Zi.

Gjithashtu, lidhur me pretendimin e bërë në titull, autori është munduar ta argumentojë pretendimin edhe me deklaratën e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili tha se bashkëpunimi është në të mirë të rajonit.

“’Ballkani i Hapur’ është në përputhmëni me Procesin e Berlinit. Problemi është se njerëzit në Ballkanin Perëndimor përpiqen të dramatizojnë çdo gjë”, kishte thënë Abazoviq. (shih këtu)

Pra, në asnjë rast nuk ofrohen fakte që mbështesin pretendimin e bërë në titull se Mali i Zi do t’i bashkohet “Ballkanit të hapur”, pasi as Balla e as Abazoviq nuk kanë dalë me ndonjë qëndrim zyrtar lidhur me këtë çështje.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “rtklive.com”:

https://rtklive.com/sq/news-single.php?ID=607522&fbclid=IwAR1bgOfavWYuiM7K2J6VtYUZSx4Gw9Ki8mehde-k5-QQgmcJ6ujrRGVZqGk


Në fakt, përveç aludimeve të bëra përmes këtyre deklaratave, shihet qartë se nuk ka ndonjë qëndrim zyrtar nga shtetet jo-anëtare të “Ballkanit të Hapur” për t’u bërë pjesë e kësaj iniciative.

Përderisa kryeministri i Malit të Zi – Abazoviq e ka përkrahur si ide këtë iniciativë, ai nuk ka thënë se do të jenë pjesë e saj. Për më tepër, ka qenë Presidenti i të njëjtit shtet, Milo Gjukanoviq, i cili gjatë vizitës në Prishtinë, ishte shprehur kundër këtij projekti. I pari i Malit të Zi kishte thënë se është pro Procesit të Berlinit dhe jo alternativave të tija (këtu) që tregon se nuk ka një qëndrim unifikues të Podgoricës zyrtare në këtë aspekt.

“Kur është fjala për këtë iniciativë ne dallojmë. E kam dëgjuar atë disa herë teksa e mbështetë atë si pjesë mbështetëse të gjitha iniciativave rajonale. Për më tepër, unë gjithnjë e kam thënë publikisht, disa herë, se nuk mendoj që është iniciativë optimale”

“Nuk mendoj se ne kemi nevojë për alternativa, neve në duhet anëtarësimi. Prandaj mendoj se është plotësisht e natyrshme për ne që të vazhdojmë ta negociojmë procesin me BE-në, duke bërë përpjekje të mëdha”


Këtë artikull të “rtklive.com” e kanë publikuar edhe disa mediume tjera online në Kosovë. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali “rtklive.com” e ka publikuar një artikull me titull “Mali i Zi i bashkohet “Ballkanit të Hapur”?”, por në përmbajtje nuk ka dhënë argumente që e mbështesin pretendimin e bërë në titull.

Autori është bazuar në disa deklarata të bëra nga shefi i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, por që asnjëri nga ta nuk ka dhënë ndonjë qëndrim zyrtar se shteti i ardhshëm që do t’i bashkëngjitet “Ballkanit të hapur” është Mali i Zi. Ndonëse autori i ka vënë pikëpytje titullit, kjo mund t’i dezinformojë lexuesit.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Përmbajtje e pa verifikuar” dhe “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere