info@hibrid.info
Artikull i rremë me deklaratë të trilluar
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “GazetaProgresi.com” ka publikuar një artikull me titull “Veseli: Me LVV-në bëjmë koalicion, vetëm atëherë kur nuk është kryetar Albin Kurti”.

Në bazë të hulumtimit nga hibrid.info, rezulton se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, nuk ka bërë një deklaratë të tillë asnjëherë dhe se titullit dhe përmbajtja e këtij artikulli është komplet i sajuar.  

Teksti i plotë i publikuar nga GazetaProgresi.com:

Veseli: Me LVV-në bëjmë koalicion, vetëm atëherë kur nuk është kryetar Albin Kurti

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli mbrëmë ka qenë pjesë e një emisioni ku ka folur për shumë gjëra rreth gjendjes aktuale politike. Ai ka folur edhe për rivalin e tij, Albin Kurti dhe partinë e tij, Lëvizja Vetëvendosja.

“Me Lëvizjen Vetëvendosje do të bëjmë koalicion vetëm kur kryetar i tyre nuk do të jetë Albin Kurti, pasi që ai është në gjendje…”

Vegëza e artikullit të botuar në GazetaProgresi.com:

https://gazetaprogresi.com/veseli-me-lvv-ne-bejme-koalicion-vetem-atehere-kur-nuk-eshte-kryetar-albin-kurti/

Përkundër hulumtimit përmes makinave kërkuese dhe rrjeteve sociale, ekipi i hibrid.info nuk ka arritur t’i gjejë këto pohime të pretenduara të Veselit. Si rezultat i kësaj, mund të thuhet se ky medium i dyshimtë, përmes publikimit të këtij artikulli të rremë, synon dezinformimin e lexuesve, si dhe rritjen e klikimeve të postit të shpërndarë në rrjetet sociale.


Analizë:

Pas kërkimit të bërë, hibrid.info nuk ka arritur të gjejë këtë deklaratë të Veselit lidhur me koalicionin me Vetëvendosjen. Ky artikull ka përmbajtje të rreme dhe kategorizohet si “Lajm i rremë”, “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.


Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »