Portali “Kosovapost.net” ka publikuar një artikull me pretendimin se basketbollistet e Malit të Zi janë rrahur mes vete pas ndeshjes me Serbinë.
Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky portal gabimisht ka pretenduar se basketbollistet janë nga Mali i Zi. Por në fakt, sportistet e përfshira në këtë përleshje janë nga shteti afrikan – Mali.
Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Kosovapost.net”:
Skenë e pabesueshme në Botërorin e femrave, basketbollistet e Malit të Zi rrihen mes vete (VIDEO)
Në Botërorin e basketbollit në konkurrencën e femrave ka ndodhur një skenë e pabesueshme.
Incidenti ndodhi pas ndeshjes mes Serbisë dhe Malit të Zi, në Botërorin që po mbahet në Australi, transmeton Klankosova.tv.
Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosovapost.net”:

Në këtë artikull është cituar portali “KlanKosova.tv”, ndërsa pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është gjetur se në këtë medium online artikulli është i shkruar saktë, ose autori e ka ndryshuar më pas. (shih këtu)
Gjithashtu, në videon e publikuar në këto portale raportohet se janë basketbollistet e Malit duke u përleshur mes vete. (shih këtu)
Analiza:
Portali “Kosovapost.net” ka publikuar një artikull duke pretenduar gabimisht se basketbollistet e Malit të Zi janë përleshur mes vete.
Mirëpo, gjatë verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se nuk bëhet fjalë për basketbollistet e Malit të Zi, por të kombëtares së shtetit afrikan Mali.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Gabim”.
Arsyetimi:
Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.