[email protected]

Raportohet gabimisht se objekti i komunës paralele ishte në Skenderaj

Shkroi: Endrit Berisha Nëpërmjet disa titujve në artikuj të ndryshëm është pretenduar se komuna paralele serbe që është mbyllur të mërkurën (16 shtator), ka qenë në Skenderaj. Pretendimi u publikua nga disa media në gjuhën shqipe si “gazetaexpress.com”, “gazetablic.com”, “orainfo.net”, “gazeta10.com”, “periskopi.com”, “epokaere.com” e “tetovasot.com”. Cila është e vërteta? Objekti i mbyllur nuk ka qenë […]

Titulli paraqet gabimisht përqindjen e popullsisë shqiptare në Malin e Zi

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar një përmbajtje e titulluar “Popullsinë e Malit të Zi e përbëjnë 9.97% shqiptarë”. Artikullin e ka publikuar “kosova-sot.com”, medium me përmbajtje në gjuhën shqipe, dje më 15 tetor (shih këtu). Çka nuk shkon me përmbajtjen? Hibrid.info ka gjetur se përqindja e popullsisë shqiptare në Malin e Zi, është paraqitur në […]

Pretendohet gabimisht se ushtarët e FSK-së u stërvitën në Gjermani nga ushtarët amerikanë

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar një artikull në disa media me titullin “Misioni i NATO-s ndan pamje të ushtarëve amerikanë teksa ushtronin pjesëtarët e FSK-së”. Lajmin më këtë titull e kanë publikuar mediat me përmbajtje në gjuhën shqipe “GazetaExpress.com”, “Sinjali.com” dhe “KosovaPost.net” (shih këtu, këtu dhe këtu). Një pretendim i njëjtë me titullin “Ushtarët amerikanë […]

Këshilli i Evropës nuk pritet të ndajë 880 milionë euro për Kosovën, por Komisioni Evropian

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet një imazh që ka mbishkrimin “Kosova pritet t’i përfitojë rreth 880 milionë euro nga Këshilli i Evropës”. Kjo përmbajtje është publikuar më 30 shtator nga faqja e portalit në gjuhën shqipe, “Indeksonline.net”, në Facebook.  Çka nuk shkon me përmbajtjen? Hibrid.info ka gjetur se shuma që pritet të përfitojë Kosova, vjen nga […]

Titull çorientues, Vuçiq nuk ka thënë se do ta shpallin Kosovën krahinë autonome të Serbisë

Shkroi: Festim Rizanaj Mediumi në gjuhën shqipe, “Euronews.al” ka publikuar një artikull dje (13 shtator) me titull: “Takim me 60 liderë botërorë”-Vuçiç: Do shpallim Kosovën krahinë autonome të Serbisë”. Në bazë të titullit të artikullit pretendohet se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të ketë thënë se “do ta shpallin Kosovën krahinë autonome të Serbisë”. Pas […]

Kurti nuk ka deklaruar se punësimi është rritur për 45 për qind në tri vjet

Shkroi: Endrit Berisha Është pretenduar se kryeministri Albin Kurti ka thënë se punësimi në Kosovë është rritur për 45 për qind në tre vjetët e fundit. Publikimi është bërë fillimisht në mediumin në gjuhën shqipe “ekonomiaonline.com” të enjten (29 gusht) dhe më pas është transmetuar ngjashëm nga disa portale të tjera.   Çka nuk shkon […]

Shqipëria dhe Kosova paraqiten gabimisht si anëtare të Bashkimit Evropian në listën e pagave minimale

Shkroi: Endrit Berisha Është pretenduar se Shqipëria është e parafundit në listën e shteteve të Bashkimit Evropian (BE) sa i përket pagës minimale, e se Kosova është e fundit. Pretendimi është bërë në hyrje të artikullit nga mediumi në gjuhën shqipe “panorama.com.al”, të publikuar më 28 gusht, dhe në titullin e mediumit tjetër “radiokosovaelire.com” të […]

Mediumi ukrainas raporton gabimisht se në Srebrenicë janë vrarë 8000 myslimanë të Kosovës

Shkroi: Endrit Berisha “Rreth 8000 myslimanë të Kosovës” ishin vrarë në korrik të 1995-s në qytetin e Srebrenicës është pretendimi i publikuar nga mediumi në gjuhën ukrainase “unn.ua” të enjten (11 korrik). Ky medium ka pretenduar po ashtu se masakra është kryer nga paramilitarët serbë të Kosovës. “Sot është Dita e Përkujtimit të Viktimave të […]

Vdekja e poetit Nuhi Vinca paraqitet gabimisht nëpërmjet fotografisë së vëllait të tij, Agim Vinca

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet artikull informues që njofton për vdekjen e profesorit dhe poetit Nuhi Vinca. Teksti është publikuar me 10 korrik nga një portal në gjuhën shqipe me emrin “tetova1.mk”. Çka nuk shkon me publikimin? Postimit të publikuar në këtë portal, i është bashkangjitur fotografia e profesorit Agim Vinca, i cili është vëllai i […]

Translate »