[email protected]

Trump nuk është deklaruar rreth ndryshimit të emrit të Kosovës në Dardani, video është e manipuluar

Shkroi: Festim Rizanaj Është publikuar një video-material në TikTok ku shihet ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump duke folur. Nëpërmjet kësaj videoje po pretendohet se Trump është deklaruar në favor të ndryshimit të emrit të Kosovës në Dardani. Pas ri-kërkimit të video-materialit të publikuar është gjetur se video-materiali është i manipuluar. Vegëza e video-materialit të publikuar […]

Mashtrohet përmes komentimit arab në videon ku shfaqet fansja shqiptare  

Shkroi: Endrit Berisha Është pretenduar për mënyrën se si ka reaguar një komentator arab pasi ka parë një fanse me flamur kombëtar shqiptar në ndeshjen Bayern Munich – Real Madrid në Ligën e Kampionëve në mesjavë.  Videoja është publikuar nga llogaria “Vetëmsport24” në TikTok të mërkurën. “Mahnitet komentatori arab” ka shkruar “vetëmsport24”.   Por cila është […]

Me anë të një imazhi të manipuluar, paraqitet rrejshëm përqindja e besimit qytetar në Qeveri

Shkroi: Etrit Rexhepi Me anë të një imazhi është pretenduar se 72% e qytetarëve i besojnë Qeverisë në Kosovë. Ky imazh është publikuar dje (23 prill) në TikTok nga llogaria “albinkurti_kryeminister”. Por, ajo çka është gjetur nga hulumtimi i hibrid.info, është se në imazh është ndërhyrë duke manipuluar shifrën që tregon për përqindjen e shprehur […]

Paraqitet rrejshëm mundësi aplikimi për të moshuarit, për lirim nga pagesa e sigurimit shëndetësor

Shkroi: Etrit Rexhepi Nëpërmjet një vegëze të publikuar në formë imazhi është pretenduar se të moshuarit në Kosovë mund të aplikojnë për sigurim shëndetësor falas, duke filluar nga prilli i këtij viti. Vegëzës së publikuar (11 prill) nga një faqe me emrin “Qwe” në Facebook, i është vendosur mbishkrimi “Qeveria e Kosovës ofron sigurim shëndetësor […]

“Mjalti mbretëror për burrat” reklamohet si natyral, por ka përbërës të padeklaruar që mund të jenë të rrezikshëm për shëndet

Shkroi: Endrit Berisha Dy faqe në Facebook janë duke e reklamuar një produkt me emrin “Royal Honey VIP” si mjaltë natyrale për rritje të potencës. Pas kontrollit të fakteve të kryera nga Hibrid.info, del se sipas Administratës së Ushqimit dhe Barnave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (FDA), bëhet fjalë për produkt që ka përbërës […]

Përmes një imazhi të manipuluar paraqitet se Sadri Ramabaja ishte anëtar i shërbimit sekret jugosllav

Shkroi: Etrit Rexhepi Një llogari në Facebook me emrin “Pajtim Malokaj” ka publikuar (14 prill) një video-material që shfaq kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) duke e cilësuar opinionistin Sadri Ramabaja si anëtar të shërbimit sekret shtetëror jugosllav (UDBA), koment i cili pasohet nga një imazh që paraqet një dokument, me anë të së cilit […]

Pretendohet rrejshëm se tifozët e Bayer Leverkusen kanë kënduar këngën “Mora fjalë”

Shkroi: Etrit Rexhepi Një llogari me përmbajtje në gjuhën shqipe në TikTok me emrin “robin_hood_0” ka publikuar dje (16 prill) një video-material që shfaq një moment nga festa e tifozëve të klubit gjerman të futbollit, Bayer Leverkusen, pasi kjo skuadër siguroi titullin e kampionit në Bundesligën gjermane. Në mbishkrimin vendosur video-materialit pretendohet se këta tifozë […]

Kujdes nga SMS-të mashtruese prej vendeve aziatike që ofrojnë mundësi për përfitime financiare

Shkroi: Fatbardh Dema Platforma për kontroll faktesh, hibrid.info, sot (13 prill) ka pranuar përmes mesazheve elektronike, disa imazhe nga përcjellësit e saj në lidhje me disa SMS të cilët janë adresuar në numrat e tyre të telefonit. Në këta SMS thuhet “PulseGlide Ltd po rekruton njerëz të moshës 22 vjeç e lart Fitoni rreth 3-500 […]

Faqja “PlusAtlas Interest” në Facebook pretendon rrejshëm se ofron mundësi për kredi

Shkroi: Fatbardh Dema Një faqe në Facebook me emrin “PlusAtlas Interest” ka publikuar një postim të sponsorizuar në të cilin pretendohet se ofrohet mundësi për kredi. Hibrid.info ka verifikuar se, pas klikimit në postimin e shpërndarë nga kjo faqe në Facebook, vegëza e hapur nuk të dërgon në asnjë faqe që jep mundësi kredie, siç […]

Translate »